Disa sëmurën rëndë e disa e kalojnë virusin pa simptoma, por pse ndodh kjo gjë?

Kosova
Disa sëmurën rëndë e disa e kalojnë virusin pa simptoma, por pse ndodh kjo gjë?

Pse disa persona sëmurën rëndë nga Covid-19, e disa e kalojnë pa simptoma?

Kanë kaluar mbi shtatë muaj që kur nisi pandemia e koronavirusit, e cila ka trazuar jetët e secilit në Tokë.

Dhe, ndonëse është e vërtetë se komuniteti shkencor ka mësuar shumë gjëra rreth koronavirusit dhe sëmundjes që e shkakton, COVID-19, hendeqe të shumta mbesin në njohuritë e tyre.

Një prej mistereve më të mëdha është se përse disa njerëz sëmuren shumë rëndë dhe madje edhe vdesin prej kësaj sëmundjeje, derisa disa njerëz tjerë nuk shfaqin simptome dhe mund edhe të mos e kuptojnë se janë të infektuar.

Shkencëtarët tashmë dinë disa prej faktorëve kryesorë që e rrisin rrezikun e komplikimeve nga COVID-19: Të qenët mbi 60 vjeç, mbipesha, sëmundjet kronike, si diabeti, sëmundjet kronike si diabeti, sëmundjet e veshkëve apo mushkërive dhe kanceri. Njëkohësisht, afro-amerikanët dhe latino-amerikanët janë më në rrezik, sipas hulumtimeve.

Por, ekziston edhe një qëndrim tjetër, se persona të caktuar kanë një lloj mbrojtjeje nga virusi.

Sipas një studimi të publikuar rishtaz në gazetën “Nature Revieës Immunology”, një përqindje e madhe e popullsisë duket të ketë qelizat imune, që janë në gjendje të identifikojnë pjesë të virusit SARS-Cov-2, dhe se kjo u jep përparësi në luftimin e infeksionit. Me fjalë tjera, disa persona kanë një shkallë të caktuar të mbrojtjes.

“Ajo çfarë kemi gjetur është se njerëz që nuk kanë qenë të ekspozuar ndonjëherë… rreth gjysma e tyre kishin njëfarë reaktiviteti të qelizave-T’”, ka thënë për CNN-në bashkëautori i studimit, Alessandro Sette nga Qendra për Sëmundje Infektive dhe Hulumtime të Vaksinave në Institutin për Imunologji “La Jolla”.

Gjysma e qytetarëve do të mund të tërheqin nga Trusti mesatarisht vetëm 31 euro

Opoja.net

Veliu raporton para deputetëve për hyrjen e ushtrisë serbe në Karaçevë

Opoja.net

Vetëm dy anëtarë të Qeverisë shkojnë në Kuvend në seancën për arsimin

Opoja.net

Gjysma e qytetarëve do të marrin vetëm 31 euro nga Trusti, nëse kalon ligji

Opoja.net

Inatet politike lënë bizneset pa përkrahje financiare

Opoja.net

Grupi ‘Radari’ në Viber me mbi 15 mijë anëtarë, tregohet edhe vendndodhja e policisë në orë policore

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net