Opoja.net

Ditëlind Reshiti, sportisti i vitit në Opojë

Opoja Sport
Ditëlind Reshiti, sportisti i vitit në Opojë

Portali i mirënjohur “Opoja.net” në një ceremoni rasti të organizuar në ambientet e hotelit “Meka” në Dragash, ka bërë ndarjen e certifikatave për më të mirët në Opojë për vitin 2015.

Në kategorinë “Sportisti më i mirë në Opojë gjatë vitit 2015” më i votuari doli futbollisti dhe kapiteni i KF “Opoja”, Ditëlind Reshiti, me 73364 vota (50.6%) i ndjekur nga Fatjona Ahmeti (karateiste) me 50299 vota (34.7%).

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Ditëlind Reshiti u lind me 29.08.1990 në fshatin Bresanë të Dragashit.
Shkollimin fillor e kreu në shkollën e fshatit të lindjes ndërsa shkollën e mesme të lartë në gjimnazin ‘Gjon Buzuku’ në Prizren. Është jurist i diplomuar në nivelin bachelor në Universitetin ‘Hasan Prishtina’ në Prishtinë dhe aktualisht student i nivelit master po ashtu në UP.
Talenti i tij në futboll doli në pah shumë herët, por pamundësitë dhe mungesa e një shkolle futbolli në trevën e Opojës, ndikoi që ai të filloj karrierën si 15 vjeqar kur u regjistrua si nxënës në shkollën e futbollit ‘Shkendijat e Lirisë’ në Prizren.
Pas katër viteve të suksesshme ku edhe kaloi ekipet zingjir në atë klub, me fillimin e studimeve universitare si dhe kushteve në futbollin e Kosovës atij iu imponua që të mos ketë angazhim maksimal në futboll. Gjatë këtyre viteve krahas studimeve dhe punës në disa OJQ, ai ishte pjesë e Kf Kek-u (Obiliq), Kf Vullnetari Uçk (Ferizaj) në futboll ndërsa u angazhua në futsall me KF Arxhena. U shperblye në dhjetëra turnirë të ndryshëm në futboll të vogël me disa çmime të ndryshme si lojtari më i mirë, golashenuesi më i mirë etj.
Me tu rikrijuar KF Opoja, Ditëlindi rifillon aktivitetin e tij sportiv me angazhim të lart, me dëshirën që më në fund të vijnë ditë të mira në sportin e komunës së Dragashit!
Në dy sezone të zhvilluara me fanelen e KF OPOJA, të cilën e udhëhiqte si kapiten i saj, kishte gjithmonë numër më të madh të golave se të ndeshjeve të luajtura.
Në sezonin 2014/15 ishte golashenuesi më i mirë në ligën e dytë grupi A.
Përveq kontributit të madh në fushën e lojës, ai u veçua edhe në qeshtjet organizative të klubit duke qënë shumë aktiv në përmirësimin e kushteve dhe kualitetit sportiv në klub.

Arsenali e dominon Rapidin, vazhdon pa humbje në Europa Ligë

Kushtrim Guraj

Pele me letër emocionuese për Maradonën: “Të dua, Diego”

Kushtrim Guraj

AC Milan vs Celtic, formacionet zyrtare

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net