Opoja.net

Ditëlind Reshiti te Besa e Pejës!

Opoja Sport
Ditëlind Reshiti te Besa e Pejës!

Tanimë ishkapiteni i KF OPOJA më herët është liruar nga klubi opojan dhe ka qënë në kërkim të një aventure të re. Pas disa bisedave dhe stervitjeve me disa klube të ndryshme, Besa e Pejës e pati fatin ta rrembejë golashenuesin më të mirë të ligës 2 gr A.

Reshiti ishte lider i padiskutueshëm i KF OPOJA në dy sezone, ishte kapiten i klubit brenda fushës dhe aktivist i palodhshëm jashtë saj.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Ky është postimi i tij në faqen e tij në facebook, ku nuk harron ta falenderoj dhe ta uroj Klubin Futbollistik OPOJA:

Prej sot edhe zyrtarisht lojtar i KF BESA nga Peja!
Pas 6 klubeve të ndryshme me biseda, stervitje e ndeshje miqësore, përfundimisht vendosa se Kf Besa është destinacioni më i mirë për mua. Falenderoj kryesinë dhe shtabin teknik të këtij klubi për besimin dhe mundësinë të luaj për këtë topklub të superligës së Kosovës. Puna dhe angazhimi te Besa e Pejës është një hap i madh në karrierën time. Do jap më të mirën time dhe do mundohem të bëj atë që di më së miri, të shënoj sa më shumë gola.
Falënderoj KF OPOJA dhe gjithë opojanët për mbështetjën në dy sezone të veshtira dhe po aq të mrekullueshme.

© Opoja.net

“Ronaldo është ndryshe nga të tjerët”

Kushtrim Guraj

“Me mungojnë shumë tifozët”

Kushtrim Guraj

Tri klasë model për parafillorët në shkollat e komunës së Dragashit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net