Opoja.net

Dizajnuesi i iPhone largohet nga Apple, njeriu që Steve Jobs e kishte quajtur “partner shpirtëror”

Teknologji

Jony Ive, britaniku i cili për më shumë se dy dekada ndihmoi Apple të bëhet kompania më e vlefshme në botë, po largohet për të krijuar sipërmarrjen e tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Sir Jonathan, dizajneri i iMac, iPod dhe iPhone, lë më vonë këtë vit kompaninë për të filluar një firmë krijuese, LoveFrom, me Apple si klientin e saj të parë.

“Kjo duket vetëm si një kohë e natyrshme për të bërë këtë ndryshim”, ka thënë ai.

Shefi i Apple Tim Cook tha se “roli i tij në ringjalljen e Apple nuk mund të ekzagjerohet”.

Por largimi vjen në një kohë të ndryshimit të gjerë në gjigantin e teknologjisë, shkruan bbc.

Shefi i shitjes me pakicë Angela Ahrendts u largua në prill dhe investitorët kanë qenë të shqetësuar për rënien e shitjeve të iPhone.

Themeluesi i Apple, i ndjeri Steve Jobs, dikur tha për Sir Jonathan: “Po të kisha një partner shpirtëror në Apple, është Jony”. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Janë shfaqur imazhet e GoPro Max, ende të pa lansuar

Opoja.net

Apple mund ta lansojë iPhone 11 me dhjetë shtator

Opoja.net

Facebook pranon se ka qenë duke dëgjuar zërin tuaj

Opoja.net

Facebook ua kujton grupeve private se është duke i kontrolluar gjatë tërë kohës

Opoja.net

Metoda efikase për të kursyer karburantin e veturës

Opoja.net

Edhe WhatsApp pa internet

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net