Opoja.net

DKA në Prizren: Nuk e ndaluam ekskursionin e nxënësve

Kosova

Drejtori i Arsimit në komunën e Prizrenit, Skënder Susuri, ka reaguar në lidhje me protestën që kanë bërë një grup i nxënësve të shkollave të mesme që e akuzuan atë për ndalim të ekskursionit të tyre.

Ai ka thënë se ky ishte një organizim i jashtëligjshëm i planifikuar nga një grup nxënësish të manipuluar nga idividë apo grupe përfituesish / abuzuesish me qëllime materialiste dhe të dëmshme për sigurinë dhe shëndetin e nxënësve.

Ky organizim ishte bërë përmes rrjeteve sociale për një udhëtim të organizuar në Brezovicë.

DKA ka thënë se me kohë e kishte shpërndarë lajmin nëpër drejtorët e shkollave se ky organizim nuk do të lejohet. Por nxënësit përkundër këtij vendimi janë tubuar në në stacionin e autobusëve në Prizren të cilët kanë insistuar për t’u nisur drejt Brezovicës.

“Policia e Kosovës, në mbështetje të kërkesës së DKA-së, për ndalim të këtij organizimi të jashtëligjshëm e pamundësoi një organizim të tillë. Nuk është ndaluar një “ekskursion i nxënësve”, siç shkruhet në disa media elektronike (me qëllim apo pa qëllim) por është ndaluar një organizim i paligjshëm dhe i rrezikshëm për sigurinë dhe shëndetin e fëmijëve/nxënësve”, thuhet në komunikatën e DKA-së.

Kjo drejtori ka paralajmëruar se edhe në të ardhmen do të parandalojnë të tilla aktivitete të jashtëligjshme dhe të dëmshme për sigurinë e nxënësve.

Loading...

Mos i humb

Tre pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Opoja.net

Kryetari i OVL e UÇK-së: Specialja po e sulmon direct UÇK-në, jo vetëm Thaçin dhe Veselin

Opoja.net

46 raste aktive në Pejë, drejtori i Shëndetësisë atje thotë se IKSHPK po i vonon rezultatet

Opoja.net

Veliu emërohet koordinator në luftimin e terrorizmit: Do ta bëjë më të mirën për vendin

Opoja.net

Vdes edhe një person nga koronavirusi në Kosovë

Opoja.net

Ahmeti: Ministria e Shëndetësisë ka lejuar importin e testeve serologjike të bllokuara në terminal doganor

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net