Opoja.net

Doni që dredhëzat të mos prishen, atëherë përdorni këtë truk

Shëndeti
Doni që dredhëzat të mos prishen, atëherë përdorni këtë truk

Tani është sezoni i dredhëzave, por meqenëse është fjala për pemët të cilat kanë numër të vogël kalorish, mund t’i hamë sa të duam.

Krahas anëve të shumta pozitive të kësaj peme, ekziston edhe ana më e keqe.

Dredhëzat shpejt prishen, pra askush nuk dëshiron t’i hajë kur zbuten, ndryshojnë ngjyrën dhe shijen.

Po ju zbulojnë sekretin se si t’i mbani dredhëzat të freskëta dhe e gjitha që ju nevojitet janë uthulla, uji dhe tepsia.

Për fillim në një enë më të madhe qitni gjysmë filxhani uthull dhe dy filxhanë e gjysmë ujë dhe në atë tretje lini dredhëzat të qëndrojnë disa minuta, transmeton Telegrafi.

Thartira e uthullës do t’i eliminojë mykun dhe bakteret të cilat shpejt i prishin dredhëzat. Pas këtij veprimi dredhëzat nuk do të kenë shijen e uthullës.

Për t’i tharë mirë dredhëzat vendosni në leckë letre apo në leckë tekstili dhe lërini të qëndrojnë një kohë. Patjetër hiqjani gjithë lagështinë, sepse vetëm kështu do të pengoni prishjen dhe futni në frigorifer.

Tani keni dredhëza të freskëta të cilat mund të qëndrojnë me ditë të tëra, ndërkaq këtë metodë mund ta aplikoni edhe për manaferrat dhe mjedrat.

Loading...

Mos i humb

Irani raporton numrin rekord të rasteve të reja me Covid-19

Opoja.net

Asnjë shenjë e distancës fizike pas lehtësimit të masave

Opoja.net

Rreth 10 mijë të vdekur nga Covid-19 në Meksikë

Opoja.net

QKUK: 1798 lindje për tre muaj

Opoja.net

Stomatologët i kthehen punës me masa shtesë mbrojtëse

Opoja.net

Arsye përse duhet të konsumoni më shumë fruta deti

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net