‘Dora e shtetit’ pritet të zbres edhe në Veri të Kosovës, paralajmërohen bizneset

Kosova
‘Dora e shtetit’ pritet të zbres edhe në Veri të Kosovës, paralajmërohen bizneset

Paralajmërohen inspektime të bizneseve edhe në Veri të Kosovës.

Ministri i Tregtisë̈ dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka thënë se fokusi kryesor i tij që nga marrja e detyrës ka qenë dhe mbetet përkrahja e prodhuesve vendor dhe mbrojtja e konsumatorit.

Ai thotë se kanë organizuar një serë aksionesh të inspektimit për të parë se me çfarë nafte shërbehen qytetarët e Kosovës.

“Angazhimin tonë dhe inspektimet do t’i shtrijmë në të gjitha vendin dhe shpejtë do të kemi aksione në çdo pjesë të vendit, përfshirë edhe veriun. Ditët në vijim do të jemi dëshmitar për të parë këto inspektime, sepse edhe veriu është pjesë e Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Sa i përket ligjit për investime strategjike, ministri i MTI-së ka thënë se janë në fazën e plotësim ndryshimit të këtij ligji, dhe me plotësimet që do të bëhën në këtë ligj, ai ka thënë se do të jetë ligji më i mirë në rajon që do të josh investitoret e huaj dhe të brendshëm për të investuar në Kosovë.

Krasniqi ka folur edhe për ndalimin e importit të vajit të palmës, deri të ky vendim ka thënë se kanë ardhur për shkak të ankesave të shumta të konsumatorëve.

“Kemi importues të ndryshëm të vajit të palmës. Disa importojnë për produkte të ndryshme, disa e shfrytëzojnë për prodhimin e djathërave dhe ne importojmë produkte me përmbajtje të vajit të palmës. Por, ajo që është jo e drejtë se disa e përdorin për prodhimin e djathërave, kashkavallit dhe nuk shfrytëzohet qumështin dhe në treg figuron si qumësht. Ne kemi bërë një bllokade të përkohshme për të parë për çka dhe si po shfrytëzohet. Ka qenë nevojë emergjente për të marrë një vendim të tillë. Sa i përket ankesave të Serbisë nuk merrem me to, por merrem me shqetësimet e qytetarëve”,ka shtuar Krasniqi.

Bordi i KEK-ut aprovon planin afarist dhe buxhetin për vitin 2021

Kushtrim Guraj

MTI njofton se janë lajmëruar tre investitorë strategjik për ‘Hotel Grand’-in

Kushtrim Guraj

Pavarësisht rritjes së rasteve, mijëra kosovarë nisen për ta kaluar fundjavën në Shqipëri

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net