Opoja.net

Dragashi do të bëhet me Muzeun e parë Etnologjik

Kultura Opoja

Një depo e cila kishte nisur të ndërtohej për nevojat e pylltarisë – por që nuk ishte përfunduar asnjëherë – në qendër të Dragashit, do të shndërrohet në Muzeun e parë Etnologjik të këtij qyteti, shkruan sot Koha Ditore

Muze i Dragashit do të vendoset në një depo që kishte nisur të ndërtohej për nevoja të pylltarisë. Në të do të ekspozohet objekte të trashëguara nga gjeneratat e mëparshme e që do të dhurohet nga vetë banorët e qytetit.

Forumi Lokal i Trashëgimisë Kulturore të Dragashit, në kuadër të planit lokal të trashëgimisë kulturore, ka përfshirë edhe projektin “Themelimi i muzeut etnologjik me të gjitha karakteristikat e Komunës së Dragashit”.

Muzeu, që parashihet të hapë dyert në muajin tetor, do të ketë ekspozitën e përhershme ku do të paraqitet trashëgimia shpirtërore dhe e luajtshme nëpërmjet së cilës do të rrëfehet jeta e banorëve të komunës përgjatë shekujve. Ky muze është i pari i këtij lloji që do të hapet në rajonin e Dragashit.

Projekti ka filluar së zbatuari në vitin 2014 në partneritet të Trashëgimisë Kulturore pa Kufij (CHwB) dhe Komunës së Dragashit dhe financohet nga CHwB përmes fondeve të shtetit suedez dhe Komunës së Dragashit.

Zana Hoxha, përgjegjëse e “CHwB”-së për këtë projekt, ka thënë se ky komunitet prej kohësh ka pasur nevojë që të ketë një institucion të tillë.

“Kulturat opojane dhe gorane paraqesin një deversitet në mënyrën e jetës tradicionale. Është shumë më rëndësi që këto kultura të ruhen dhe të ekspozohen për gjëneratat e ardhshme”, ka dhënë ajo.

Objekti që do të shndërrohet në muze është përzgjedhur nga Komuna e Dragashit dhe ndodhet në qëndër të qytetit, prapa Shtëpisë së Kulturës.

Sali Shoshi, drejtor i degës në Kosovë të organizatës joqeveritare “Trashëgimia kulturore pa kufi” ka thënë se e rëndësishme është që Muzeu i Dragashit di t’u shërbejë turistëve.

“E sidomos duke marrë parasysh se numeri i turistëve është shtuar goxha shumë koheve të fundit në këtë rajon” , ka thënë Shoshi. (Opoja.net)

Ermal Bojaxhiu nga Plava, pjesë e Bundesligës gjermane

Fari Kolloni

MEKA shpërndan pako simbolike për nxënësit e Gjakovës

Opoja.net

Sot në Dragash tre të infektuar me Covid-19

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net