Dragashi me buxhet vetëm për paga dhe shpenzime komunale

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Në seancën e fundit, pas shqyrtimit paraprak nga delegatët e Kuvendit Komunal të Dragashit është miratuar Korniza Afatmesme Buxhetore 2019-2021 dhe vendimin mbi Buxhetin për vitin 2019, i cili do të jetë 8 milionë e 404 mijë e 652 euro.

Në këtë buxhet janë përfshirë kategoria e pagave me 4 milionë e 568 mijë e 960 euro, mallra dhe shërbime me 868,908 euro, shpenzimet komunale me 130 mijë euro, subvencionet me 50 mijë euro dhe investimet kapitale me 2 milionë e 786 mijë e 784 euro. /Opoja.net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-