Opoja.net

Dragashi nuk jep para për kulturë

Kultura Opoja

Me mënyrën se si Komuna e Dragashit e ka ndarë buxhetin do të mbetet e pandryshuar gjendja në Shtëpinë e Kulturës në Bresanë, bibliotekat e trevës së Opojës e Gorës.

[dropcap]“[/dropcap]Do të bëj përpjekje që të gjej burime të tjera për të investuar në infrastrukturën e kulturës e sportit në këtë Komunë, por sa do të kem përkrahje mbetet të shihet”, ka thënë Kamberi. Sipas tij, investimet janë të domosdoshme, sidomos në Shtëpinë e Kulturës në Bresanë, në përfundimin e objektit të Qendrës së Komuniteteve në Brod, ku parashihet të vendoset edhe biblioteka, e cila tani për tani është në shkollën e fshatit, si dhe ndërtimi i objekteve të bibliotekave në Brezne të Opojës e Restelicë të Gorës.

Kjo qasje ndaj kulturës dhe ndërprerjes së disa aktiviteteve, të cilat në këtë komunë kanë qenë tradicionale, është kritikuar edhe me rastin e miratimit të buxhetit. Për më tepër, këshilltarët e LDK-së kanë propozuar që Komuna nga buxheti i saj të ndajë mjete për mbajtjen e garave të pehlivanëve, të cilat pas lufte kishin vazhduar traditën e mëhershme, por ata nuk janë përfillur. “Me këtë formë të anashkalimit të investimeve në objektet e kulturës, e në veçanti me shuarjen e disa manifestimeve kulturore, krijohet përshtypja sikur autoritetet lokale këtë e bëjnë me qëllim”, ka thënë Kapllan Fetahu, këshilltarë i LDK-së.

Bahtijar Berisha, kryetar i Grupit Parlamentar të LDK-së, ka theksuar se mbase është koha e fundit që të kthehen sytë edhe nga rinia. “Është i pashpjegueshëm fakti që një komunë, me mbi 50 mijë banorë të mos këtë disa klube sportive, apo edhe disa shoqëri kur dihet se ka mjaft talente”, ka thënë Berisha.

Duke iu referuar mungesës së objekteve sportive, Nexhat Tërshnjaku, përgjegjës i rinisë e sportit, ka nënvizuar se këtë vit është premtuar fillimi i ndërtimit të një palestre sportive, porse a do të përfundohet mbetet të shihet.

© OPOJA.Net

Komuna e Dragashit njofton: E hëna është ditë pune, na duhet unitet në këto ditë të vështira

Fari Kolloni

Festa e ditës së flamurit në Dragash

Opoja.net

Mevludin Krasniqi: Llapi nuk duron ‘bisht sakice’

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net