Dragashi përfundoi projektin 2 mujor për pastrim pyjesh

Opoja.net Opoja.net Opoja

Në masivin e Koritnikut dhe Çestakut të Dragashit ka përfunduar aksioni për pastrimin e pyjeve, projekti i përbashkët e Ministrisë së Punës… dhe asaj të Bujqësisë, Pylltarisë për punësim të përkohshëm, ka bërë të ditur, Fitim Kurtishi, përgjegjës i Zyrës Komunale të Punësimit.

Sipas tij, në realizimin e këtij projekti, i cili ka zgjatur në tepër se dy muaj, janë angazhuar 10 punëkërkues nga radhët e komunitetit boshnjako-goran, ndër të cilët edhe femra.

“Marrë parasysh gjendjen tejet të rëndë të shumë punëkërkuesve të paraqitur në Zyrën e Punësimit, realizimi i këtij projekti, në të cilin janë angazhuar 20 kryefamiljarë të të dyja komuniteteve, ndonëse numri nuk ishte edhe aq i madh, megjithatë ishte i mirëseardhur, ngase ka përmirësuar pak a shumë gjendjen e atyre që vërtetë nuk kanë pasur asnjë burim të të ardhurave”, ka thënë Kurtishi, të enjten.

Realizimin e këtij projekti, e vlerëson të mirëseardhur edhe përgjegjësi i Njësisë Pyjore në Dragash, Jeton Krasniqi, i cili ka konstatuar se pos dobisë materiale që kanë një numër i konsiderueshëm e punëkryesve, projekti ka ndikim të drejtpërdrejtë në ruajtjen dhe përmirësimin e cilësisë dhe shëndetit të pyjeve të kësaj ane, shkruan Koha Ditore.

“Projektet e këtilla kanë një traditë të mirë edhe më herët dhe është mirë që kjo të vazhdojë edhe në të ardhmen”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkaq, zyrtari komunal i pyjeve, Idriz Berisha, ka bërë të ditur se ekipi i Drejtorisë së Bujqësisë…, gjatë tërë kësaj kohe ka qenë në terren për të ndjekur mbarëvajtjen e realizimit të projektit për ruajtjen e florës së kësaj komune.

© OPOJA.Net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-