Opoja.net

Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore me këshilla mjekësore, si të mbrohemi nga temperaturat e larta

Kosova
Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore me këshilla mjekësore, si të mbrohemi nga temperaturat e larta

Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore (DPP) ka përgatitur një broshurë me këshilla mjekësore ” Si te mbrohemi nga temperaturat e larta “.

Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore, bën apel tek qytetarët që të mos ekspozohen gjatë në diell dhe t’i evitojnë daljet nga ora 11:00 deri në orën 18:00, transmeton Telegrafi.

Në mesin e këshillave të dhënë nga DPP thuhet se, qytetarët duhet të vishen me rroba të lehta pambuku dhe me ngjyra të hapura të cilat i absorbojnë më pak rrezet e diellit.

Personat më të rrezikuar nga temperaturat e larta janë ata që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare, hipertensioni, sëmundjet kronike respiratore, sëmundjet e veshkave dhe sëmundjet neurologjike.

DPP, ka treguar edhe se si duhet të ushqehet edhe në këto ditë të nxehta, këshilla e tyre është që qytetarët të pinë sa më shumë ujë dhe lëngje dhe të mos konsumojnë pije alkoolike dhe pije që përmbajnë kafeinë si kafeja, çaji i zi e të tjera, po ashtu preferohet që ushqimi të jetë shumë i lehtë, dhe të ketë sa më shumë perime.

Në rast se goditeni nga dielli, DPP këshillon qytetarët që të vendosen në një vend të freskët dhe të ventiluar me këmbë të ngritura mbi nivelin e trupit.

Nëse personi është në gjendje të pavetëdijshëm atëherë duhet vendosur në pozitë anësore.

Për të ulur temperaturën trupore, personi duhet shtrirë në një çarçaf ose peshqir të lagur të ftohtë, duhet bërë dehidratimi e tij me ujë të freskët derisa të vijë ndihma e parë./Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Njëvjetori i Ushtrisë së Kosovës, nën “tytën” e presionit ndërkombëtar

Opoja.net

Hapet panairi i prodhimeve vendore

Opoja.net

Thaçi: Ushtria jonë e gatshme të kontribuojë për paqën

Opoja.net

Zjarrfikësit: Nëse Policia hyn në grevë, atëherë do të solidarizohemi edhe ne

Opoja.net

QKUK në grevë, qytetarët të mllefosur

Opoja.net

Grevë dy orëshe në institucionet arsimore

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net