Drejtuesit e Milanit i thonë JO rikthimit të Deulofeu në ‘San Siro’, këto janë tri arsyet

Sport
Drejtuesit e Milanit i thonë JO rikthimit të Deulofeu në ‘San Siro’, këto janë tri arsyet

Anësori i Watford, Gerard Deulofeu është duke bërë përpjekje të sigurojë një rikthim në Milano këtë verë, mirëpo klubi nuk është i interesuar.

Deulofeu iu bashkua Milanit nga Everton në Janar të 2017 në një marrëveshje kredie gjashtëmujore duke bërë 18 paraqitje, duke shënuar katër gola dhe duke shtuar tre asistime.

Sipas Tuttosport agjentët e Spanjollit 26-vjeçar i ofruan klientit të tyre Milanit edhe këtë sezon.
Mirëpo Deulofeu nuk gëzon përkrahje për një rikthim nga menaxhmenti i Milanit, përcjell ORAinfo.

Paolo Maldini dhe kolegët e tij nuk e konsiderojnë aspak idenë e nënshkrimit të ish-lojtarit të Barcelonës për të forcuar fazën e sulmin, dhe ka tre arsye kryesore pse po refuzohet.

Në Watford, Deulofeu merr rreth 5.5 milionë euro neto në sezon.

Për më tepër, problemet fizike dhe muskulore që ai ka pësuar shpesh e kanë lënë jashtë veprimit.
Prandaj, Milani nuk e ndjen nevojën për të investuar në lojtarë që nuk janë shumë sigurues në këtë kuptim.

Më në fund, nuk ka gjasa që një anësor të jetë përparësi. Milani para së gjithash duhet të zgjidhë shitjet së pari para se të kërkojë një mbrojtës të djathtë, një mbrojtës qendror dhe një mesfushor.

Vetëm në fund të shtatorit mund të konsiderohej një sulmues, por pa nxitim ose dëshirë për të shpenzuar. /ORAinfo/

Prishtina e Ballkani e nisin me fitore bindëse Superligën e Kosovës

Fari Kolloni

Paraqitjet e mira sezonin e fundit, Milan me super shpërblim për Calhanoglun

Fari Kolloni

Interi e rikthen talentin italian, paguan 20 milionë euro

Fari Kolloni

Interi jep lajmin e shumëpritur, ylli i madh po rikthehet në skuadër

Fari Kolloni

Manchester United arrin marrëveshje personale me këtë lojtar

Fari Kolloni

Bayern Munich shënon fitore spektakolare kundër Schalkes

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net