Opoja.net

Dridhjet e fundit të Speciales

Kosova
Dridhjet e fundit të Speciales

Pas ftesës që mori kryeministri në largim Ramush Haradinaj në korrik të këtij viti nga Prokuroria Speciale, edhe kryeparlamentari Kadri Veseli të enjten njoftoi se është ftuar për intervistim nga po ky organ. Ndonëse nuk tregoi cilësinë në të cilën është ftuar, Veseli deklaroi se më 4 dhjetor të këtij viti do të dalë para Prokurorisë për intervistim.

Ndërkohë të premten (dje) radhës së intervistimeve iu shtua edhe kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, i cili ishte njëri ndër komandantët e UÇK-së në Zonën e Drenasit.

Lladrovci njoftoi se do të pranojë ftesën me qëllim që ta dëshmojë luftën e drejtë e të pastër të UÇK-së. “Valës së ftesave nga Dhomat e Specializuara iu bashkova edhe unë, në cilësi të dëshmitarit. Nuk kam informata, as dijeni më shumë sesa shkruan në ftesë.

Data e dhënies së dëshmisë është më 19 dhjetor 2019. Kurrë në jetë as s’kam pasur hamendje, as s’kam dilemë për drejtësinë e luftës sonë çlirimtare, për rrugën e ndjekur deri në çlirim dhe për pastërtinë e saj shembullore”, ka shkruar Lladrovci.

Kësisoj vlerësohet se cak i radhës i Speciales mund të jetë presidenti Hashim Thaçi, i cili përmendet ekskluzivisht në raportin e senatorit Dick Marty, shkruan gazeta Zëri.

Loading...

Mos i humb

Tërnava takohet me ministrin saudit, Arabia Saudite e gatshme për ta ndihmuar Kosovën

Opoja.net

Diell dhe vranësira, parashikimi i motit gjatë kësaj jave

Opoja.net

Dita e vetëdijesimit për antibiotikë

Opoja.net

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Studentëve

Opoja.net

Punëtorët kanë frikë nga formimi i sindikatave në sektorin privat, rrezikojnë vendet e punës

Opoja.net

Në Kosovë ka rënie të vdekshmërisë së foshnjave

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net