Opoja.net

Drita tregon për gjendjen e futbollistit që rezultoi pozitiv me COVID-19

Sport
Drita tregon për gjendjen e futbollistit që rezultoi pozitiv me COVID-19

Izair Emini ndihet mirë, pasi u konfirmuar pozitiv me koronavirus.
Izair Emini u bë futbollisti i parë në IPKO Superligën e Kosovës që infektohet me virusin COVID-19.
Pas testeve të kryera dite me pare, ai rezultoi pozitiv dhe menjëherë u dërgua në vet-izolim.
Për situatën e tij ka njoftuar drejtori i Dritës së Gjilanit, Valon Zymberi, në një intervistë për RTK-në.
“Gjendja e Izair Eminit është tejet e mirë, ai është shumë mirë, madje edhe vetë ai ka dyshime për testin. Tashmë, ai është izoluar në shtëpi, larg familjarëve të tij”, u shpreh fillimisht Zymberi.
“Ai me futbollistët që vijnë nga Maqedonia e Veriut është takuar me ta përreth 20 minuta para se të testoheshin. Pas këtij lajmi, jemi shokuar dhe brenda grupit ka një frikë”, tregon më tej ai.
“Si klub ne kemi kërkuar që të vazhdojmë kampionati, por të krijohen edhe kushtet duke u bërë testimet. Pra, kemi dashur të krijohen kushtet para se të rinisin stërvitjet. Te na është fat i keq, që ai që respekton masat, e pëson më së keqi”, shtoi Zymberi në mes të tjerash.
Klubet e IPKO Superligës tashmë kanë nisur stërvitjet, me shpresën se gjithçka do të shkojë mirë dhe sezoni do të rifillojë në fillim të qershorit. /Front Online/
The post Drita tregon për gjendjen e futbollistit që rezultoi pozitiv me COVID-19 appeared first on Front Online.

Loading...

Mos i humb

Kthehet Superliga e futbollit (VIDEO)

Kushtrim Guraj

Juventus arrin marrëveshje me Veronan për Kumbullën

Kushtrim Guraj

Real Madrid me ofertë të madhe për Havertz

Kushtrim Guraj

United beson në marrëveshjen me Pogbën

Kushtrim Guraj

Arbër Zeneli nostalgjik për topin

Kushtrim Guraj

Vdes Steve Priest, basisti i bendit “The Sweet”

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net