Opoja.net

Dronët: Historia dhe përdorimi i tyre

Dronët: Historia dhe përdorimi i tyre

A MQ-9 Reaper flies above Creech Air Force Base, Nev., during a local training mission June 9, 2009. The 42nd Attack Squadron at Creech AFB operates the MQ-9. (U.S. Air Force photo/Paul Ridgeway)

Teknologjia e dronëve në botë është duke u zhvilluar fuqishëm viteve të fundit. Ndërkohë, shumë pak dihet lidhur me atë se kur u bë fluturimi i parë i një droni apo i një avioni pa pilot.   

Sipas Muzeut të Luftës Perandorake Britanike, automjetet ajrore pa pilot (UAV) apo, të njohur ndryshe si dronë, janë avionë pa ekuipazh në bord ose pasagjerë. Ata mund të jenë dronë të automatizuar ose automjete të pilotuara në distancë (RPV). Dronët mund të fluturojnë për periudha të gjata kohore në një nivel të kontrolluar të shpejtësisë dhe lartësisë dhe të kenë një rol në shumë aspekte të aviacionit. 

Gjatë periudhës midis dy lufatërave botërore, zhvillimi dhe testimi i dronëve vazhdoi. Në vitin 1935 Britanikët prodhuan një numër avionësh përmes radio-kontrollimit për t’u përdorur si shënjestra për qëllime trajnimi. Mendohet se termi ‘dron’ filloi të përdorej në këtë kohë, i frymëzuar nga emri i njërit prej këtyre modeleve, DH.82B Queen Bee. Dronët me radio kontroll u prodhuan gjithashtu në Shtetet e Bashkuara dhe u përdorën për praktikën dhe trajnimin e synuar.

Dronët e parë u zhvilluan në Britani dhe SHBA gjatë Luftës së Parë Botërore. ‘Target Aerial’ Britanik, një aeroplan i vogël me radio-kontroll, u testua për herë të parë në mars të vitit 1917 ndërsa siluri (torpedo) ajror Amerikan i njohur si Kettering Bug fluturoi për herë të parë në tetorin e vitit 1918. Megjithëse të dy këta dronë shfaqen shenja premtuese qysh në provat e fluturimit, asnjëri prej tyre nuk u përdor në mënyrë operative gjatë luftës.

Dronët me qëllim zbulimi u vendosën për herë të parë në një shkallë të gjerë në Luftën e Vietnamit. Dronet gjithashtu filluan të përdoren në një sërë rolesh të reja, të tilla si veprimi si mashtrues në luftime, lëshimi i raketave kundër objektivave fikse dhe hedhja e fletushkave propaganduese për operacionet psikologjike.

Foto: Getty Images

Dronët tani kanë shumë funksione, duke filluar nga monitorimi i ndryshimit të klimës deri në kryerjen e operacioneve të kërkimit pas katastrofave natyrore, fotografisë, filmimit dhe shpërndarjes së mallrave. Por përdorimi i tyre më i njohur dhe i diskutueshëm është nga ushtria për zbulim, mbikëqyrje dhe sulme të targetuara. Që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit, Shtetet e Bashkuara në veçanti kanë rritur ndjeshëm përdorimin e tyre të dronëve. Ato përdoren kryesisht për mbikëqyrje në zona dhe terrene ku trupat nuk janë në gjendje të shkojnë në mënyrë të sigurt. Por ato përdoren gjithashtu si armë dhe janë kredituar për vrasjen e militantëve të dyshuar. Përdorimi i tyre në konfliktet aktuale dhe mbi disa vende ka ngritur pikëpyetje në lidhje me etikën e këtij lloji të armatimit, veçanërisht kur rezulton në vdekje civile, ose për shkak të të dhënave të pasakta ose për shkak të afërsisë së tyre me një ‘objektiv’.

Sidoqoftë, zhvillimi i fortë teknologjik nuk shoqërohet nga legjislacioni që rregullon zonën. Nuk ka asnjë përpjekje për të vendosur ndonjë legjislacion ndërkombëtar, kështu që rregullimi i përdorimit të dronëve ndryshon nga vendi në vend nëpër botë.

Industria e Shërbimeve të Teknologjisë së Informacionit, ‘Surfshark’, ka analizuar legjislacionin e 210 vendeve në botë, dhe të paktën 143 vende kanë një formë rregullimi të dronëve. Ligjet variojnë nga një ndalim total i teknologjisë deri te përdorimi relativisht i pakufizuar, por shumica e legjislacionit përqendrohet në rregulla precize për përdorimin e dronëve.

Foto: Shutterstock

Ndërkohë që disa vende, të tilla si Kuba, Iraku, Irani dhe Kuvajti, kanë ndaluar në mënyrë të qartë përdorimin e dronëve, të tjerët kanë miratuar ligje që lejojnë një përdorim më eksperimental të teknologjisë.

Në secilin kontinent, të paktën një vend lejon përdorimin e dronëve përtej shikueshmërisë së personave të cilët operojnë me to.

Evropa ka rregulloret më liberale për dronët krahasuar me kontinentet e tjera. Deri në 27% të vendeve evropiane lejojnë përdorimin e pakufizuar të dronëve (mes tyre edhe Serbinë), dhe mesatarja globale është 18%.

I vetmi vend në Evropë ku dronët janë të ndaluar plotësisht është Sllovenia. Përdorimi është i kufizuar në Bullgari dhe në vendet e tjera që na rrethojnë, dronët lejohen të përdoren vetëm për aq distancë sa mund  të shihet nga sytë tanë.

Në Republikën e Kosovës, sistemet e mjeteve ajrore pa pilot (të cilat zakonisht referohen si “dronët”) janë duke u përdorur gjithnjë e më tepër. 

Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, AAC, përmes Rregullores së saj nr. 1/2017, këto mjete ajrore duhet të regjistrohen në regjistrin e sistemeve të mjeteve ajrore pa pilot (SAP) dhe mund të operohen vetëm me leje të veçantë të lëshuar nga AAC-ja. Gjatë operimit me dron pronari apo operatori në çdo kohë duhet të ketë kontakt vizual me dronin.

Sipas kësaj rregulloreje duhen përcaktuar kushtet e veçanta për pilotët e dronëve. Pra, duhet bërë regjistrimi i dronëve, përcaktimi i kategorive, klasifikimi i zonave të operimit me SAP, kushtet operative për SAP, tarifat e regjistrimit, sigurimi ndaj palëve të treta, testi teorik për peshat më të rënda, nënshkrimi i deklaratës nga pronari apo operatori mbi përgjegjësinë e operimeve dhe aprovimi nga Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës.

Si ta përballosh tmerrin e të lënit “seen”

Opoja.net

Kush e sollën kompjuterin e parë në Bresanë ?

Opoja.net

Volkswagen ndryshon emrin e degës në SHBA

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net