Opoja.net

Duro nuk kursehet, dënon futbollistët

Sport
Duro nuk kursehet, dënon futbollistët

Siç kishin paralajmëruar ditë më parë, kryesia e Feronikelit së bashku me trajnerin Klodian Duro, ata kanë ndërmarrë masa ndaj disa futbollistëve.

Rezultatet jo të mira në xhirot e fundit kanë bërë që gjashtë lojtarë të dënohen nga trajneri Duro.

Ai ka vendosur që lojtarët, si Bedri Greca, Viktor Kuka, Argjend Bardhi, Alban Pnishi, Marclei Santos dhe Ardi Qorri, të stërviten ndarazi nga skuadra.

Por nuk dihet se a do të llogaris përsëri në ta për ndeshjen e ardhshme, trajneri nga Shqipëria, pasi që të gjithë kanë kontrata me klubin dhe largimi i tyre në këtë kohë është i pamundur duke ditur krizën financiare që po kalojnë klubet kosovare nga pandemia e koronavirusit.

Ditë më parë Duro shkarkoi ndihmës trajnerët, Ramiz Dervishi e Avni Hasani.

Përmes një prononcimi për Gazetën Express ditë më parë të drejtorit të përgjithshëm të klubit, Artan Berisha, u paralajmërua ndryshime në ekip.

The post Duro nuk kursehet, dënon futbollistët appeared first on FaktePlus.

LAJMI I FUNDIT: Amir Rrahmani rezulton negativ, mposht koronavirusin

Kushtrim Guraj

Zemra e Maradonës peshonte 2 herë më shumë se një zemër normale

Kushtrim Guraj

Zidane: Nuk jap dorëheqje

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net