Opoja.net

Dy mijë fermerë në listën e zezë

Natyra
Dy mijë fermerë në listën e zezë

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) në tre vjetët e fundit ka futur në listë të zezë 1 mijë e 955 fermerë.

Në këtë listë fermerët janë futur për shkak të parregullsive që kanë gjetur inspektorët e Ministrisë, apo mospërputhjes së deklarimeve të tyre në aplikimin për subvencione me gjendjen reale në terren. Në këto raste, sipas rregullave në fuqi, fermerët përjashtohen nga programet përfituese të Ministrisë për tre vjet, shkruan KOHA.

Duke u mbështetur në dëmet që u janë shkaktuar fermerëve kosovarë gjatë pandemisë, Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) javën që shkoi i është drejtuar Ministrisë së Bujqësisë me një kërkesë për rishqyrtim të listave të zeza të fermerëve. Ndonëse ka thënë se do ta shqyrtojnë kërkesën e AKK-së, MBPZHR-ja ka përjashtuar mundësinë që statusi i tyre të lidhet me pandeminë COVID-19.

“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka pranuar kërkesën e Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe do ta shqyrtojë aspektin ligjor, financiar dhe administrativ përmes organeve të saj udhëheqëse dhe profesionale”, thuhet në një përgjigje të Zyrës për media të Ministrisë.

Me tej kjo ministri ka bërë të ditur se listat e zeza janë krijuar para pandemisë.

Loading...

Mos i humb

Kosova punon vetëm 44.8 % të tokës

Opoja.net

ASK-ja tregon sa ka tokë bujqësore në Kosovë dhe me çka mbillet ajo

Opoja.net

OAK kërkon nga Ministria e Bujqësisë rritjen e subvencioneve për peshk

Opoja.net

Mustafa: Do të vazhdojmë përkrahjen për prodhuesit vendor

Opoja.net

​MBPZHR premton përkrahje për sektorin e përpunimit të mishit në tejkalimin e situatës me COVID-19

Opoja.net

​53 milionë euro grante për bujqit kosovarë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net