Opoja.net

Dy opojanë nderohen me çmime nga Ministria e Diasporës

Kultura Opoja

Gazetari Demir Reshiti dhe historiani Bejtullah Destani janë dy opojanët që të dielën janë nderuar me çmime nga Ministria e Diasporës.

Demir Reshiti është nderuar me Çmimin për kontribut të veçantë në promovimin e diasporës dhe mërgatës në kontinuitet me emisionin “Më Afër” në RTK-Radio, ndërkaq Bejtullah Destani është nderuar me çmimin për kontribut në arsim, shkencë apo teknologji.

Në mesin e aktiviteteve të shumta si dhe debatit me krerët e institucioneve shtetërore e lokale të Kosovës dhe Shqipërisë, këtë vit Ministria e Diasporës ka ndarë Çmimet për “Mërgimtarin e Vitit” në 6 fusha, si dhe 4 çmime për gazetarin përkatësisht kronikën më të mirë të realizuar në promovimin e diasporës dhe sukseseve të personaliteteve që jetojnë dhe veprojnë jashtë kufijve të Kosovës.

Laureatë të Çmimeve të cilat u ndanë Ministri i Diasporës, Valon Murati, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nga qeveria e Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosi dhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, krahas Demir Reshitit dhe Bejtullah Destanit, ishin edhe Shkelzen Doli, Elina Duni, Shkelzen Gashi, Nazar Mehmeti, vëllezërit Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi (Post Mortem), Lumira Kelmendi, Zana Fetiu, dhe portali informativ “Albinfo.ch”.

Pas ndarjes së çmimeve u organizua një debat i hapur me qytetarët e mbledhur në Amfiteatrin e pishinës së Gërmisë dhe përfaqësuesve të ministrive, komunës dhe shoqatave të ndryshme. (Opoja.net)

Dëshmitë ndaj ish-drejtorit të Financave në Komunën e Dragashit, si dhe dy zyrtarëve komunal

Opoja.net

Dy raste të reja me Covid-19 në Dragash

Fari Kolloni

Në moshën 86-vjeçare ka ndërruar jetë Shaban Mejzini

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net