Opoja.net

Dy skuadra të mëdha e dëshriojnë Xherdan Shaqirin

Sport
Dy skuadra të mëdha e dëshriojnë Xherdan Shaqirin

Gjigantët rus dhe West Ham United i bashkohen garës për Shaqirin.

Xherdan Shaqiri vazhdon të mbetet një temë te Liverpooli, pasi largimi i tij nga Anfield duket i sigurt në fund të sezonit.

Anësori nga Kosova ka luajtur në vetëm 10 takime këtë edicion me The Reds dhe Jurgen Klopp i ka bërë të qartë se nuk llogarit në shërbimet e tij për edicionin e ardhshëm.

Ofertat për Shaqirin nuk mungojnë dhe së fundmi ka nga to që kanë ardhur edhe nga Rusia.

Goal com ka raportuar se dy gjigantët rus Zenit St Petersburg dhe CSKA Moska kanë shfaqur interesim për Xherdanin.

Megjithatë Shaqiri mund të mbetet edhe më tej në elitën e futbollit anglez, pasi West Ham United ka rikthyer interesimin për të.

Liverpooli i ka bërë të qartë skuadrave të interesuara se Shaqiri do të largohet vetëm nëse paguhet shuma prej 30 milionë eurove.

Roma, Sevilla dhe Galatasaray gjithashtu e duan kosovarin, i cili po kërkohet edhe në Bundesliga nga Hoffenheim dhe Eintracht Frankfurt.

Zyrtare: Reali e konfirmon lëndimin e Hazardit

Kushtrim Guraj

Pas humbjes në derbi, jep dorëheqje trajneri i Gjilanit

Kushtrim Guraj

Vajza e Maradonës shpërthen në lot pas golit të shënuar nga Boca Junior

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net