Opoja.net

Dybala i thotë ‘jo’ Juves për rinovimin e kontratës, Simeone e do në Atletico

Sport
Dybala i thotë ‘jo’ Juves për rinovimin e kontratës, Simeone e do në Atletico

Shanset që Paulo Dybala të qëndrojë te Juventusi për një kohë të gjatë sa vinë e pakësohen.

Bisedimet për rinovimin e kontratës kanë ngecur prej kohësh dhe gjasat që argjentinasi të zgjasë bashkëpunimin me bardhezinjtë janë thuajse minimale, sidomos duke patur parasysh kërkesat e larta ekonomike të Dybalas dhe krizën ekonomike në të cilën është përfshirë klubet për shkak të pandemisë.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

StadioSport raporton se Dybala mund të bashkohet me trajnerin argjentinas, Diego Simeone, tek Atletico Madrid.

Spanjollët e kanë gati formulën e transferimit, teksa do të ofrojnë para dhe kartonin e Alvaro Morata.

Media italiane shkruan se Atletico Madrid do të ofrojë 35 milion euro, ndërkohë që Juventusi nuk do të paguajë 35 milion eurot e tjera për transferimin përfundimtar të sulmuesit spanjoll.

Një operacion që kap shifrën e 70 milion eurove, që duhet parë nëse i kënaq bardhezinjtë, të cilët vetëm para një viti synonin të arkëtonin më shumë se 120 milionë euro nga shitja e Dybalas. Kontrata aktuale e djaloshit të lindur në Laguna Larga me Juventusin skadon në verën e 2022-it.

The post Dybala i thotë ‘jo’ Juves për rinovimin e kontratës, Simeone e do në Atletico appeared first on FaktePlus.

“Ronaldo është ndryshe nga të tjerët”

Kushtrim Guraj

“Me mungojnë shumë tifozët”

Kushtrim Guraj

Messi te PSG? Al Khelaifi jep përgjigjen shumëkuptimëshe

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net