Opoja.net
Meka Mish

E pabesueshme: Mjekët thonë se ngrënia e qyrrave është e shëndetshme

Duket e gërditshme por mjekët thonë se ngrënia e qyrrave është e shëndetshme.

Njerëzit duhet të kruajnë hundët e tyre dhe të hanë koret e qurrave për të rritur sistemin e tyre imunitar, thonë ekspertët, raporton Daily Mail, përcjell Gazeta Alo.

Dr Meg Lemon, një dermatolog në Denver, thotë se gjithashtu u rekomandon njerëzve të hanë ushqimet që bien në dysheme.

Ekspozimi i trupit në një varg mikrobesh mund të ndihmojë në rritjen e mbrojtjes së saj natyrore dhe t’i bëjë njerëzit më imun ndaj infeksioneve dhe alergjive, sugjeron hulumtimi.

Dhe ndërsa shoqëria bëhet më e pastër dhe më antiseptike, njerëzit mund t’i marrin gjërat në duart e tyre.

“Unë u them njerëzve, kur ata lëshojnë ushqim në dysheme, ju lutemi ta merrni dhe ta hani”, thotë dr Meg Lemon në editorialin e librit të ri “Një mbrojtje elegante: Shkenca e re e jashtëzakonshme e sistemit imunitar” të autorit Mat Richtel.

Në një ekstrakt të botuar në New York Times, ku Richtel punon si gazetar, Dr Lemon tha: ‘Largohuni nga sapuni antibakterial. Imunizohuni!

‘Nëse del vaksina e re, drejtohuni dhe merreni atë. Unë i imunizova fëmijët e mi, pork jo ka efekt vetëm nëse ata hanë edhe gjëra që na duken të pështira.’

“Ju nuk duhet vetëm të kruani hundën tuaj, por ju nuk duhet të hezitoni edhe të hani çka ndohet aty”, tha ajo.

Ekspertja me banim në Denver, Kolorado, Dr Lemon është dermatologe e certifikuar nga Bordi Amerikan i Dermatologjisë.

Këshilla e saj mbështet temën e ekstraktit të librit të z. Richtel, i cili sugjeron se sistemet imunitare moderne po bëhen tepër të ndjeshme ndaj viruseve dikur të padëmshme.

Ai tregon për se një hulumtim i mëhershëm ka konstatuar se në të kaluarën fëmijët kanë pasur më shumë gjasa të zhvillojnë alergji si ethet e polenit të luleve nëse kishin më pak vëllezër e motra.

Arsyetimi, sipas një studimi në revistën mjekësore britanike në vitin 1989, është se marrja e infeksioneve nga vëllezërit e motrat më të mëdhenj përkrah imunitetin e fëmijëve të vegjël.

Ata që nuk kishin vëllezër dhe motra më të mëdhenj që të sillnin bakteret në shtëpi dhe viruset që merrnin jashtë kishin sisteme më të dobëta imunitare.

Me kalimin e kohës, familjet janë bërë më të vogla, pasi njerëzit kanë më pak fëmijë dhe shoqëritë perëndimore janë përqendruar gjithnjë e më shumë në mbajtjen e shtëpive, të trupave, ushqimit, ujit dhe qumështit sa më të pastër dhe të sterilizuar.

Në të njëjtën kohë, prevalenca e alergjive është rritur.

Në SHBA në vitin 2011 kishte 50 për qind më shumë fëmijë me alergji ushqimore se në vitin 1997, tha Richtel.

Dhe, gjatë të njëjtës periudhë, pati një rritje prej 69 për qind të alergjive të lëkurës.

Ai gjithashtu paralajmëron se përshkrimi I tepërt i antibiotikëve mund të ketë kontribuar për efektin, sepse ato mund të shkatërrojnë bakteret e shëndetshme nëse jepen kur nuk janë të nevojshme.

Përdorimi i tepërt i antibiotikëve gjithashtu lejon që bakteret të ndryshojnë për t’u bërë më vdekjeprurëse dhe më të vështira për t’u trajtuar.

Richtel pranon se shumë përparime në higjienë kanë qenë të dobishme për shoqërinë dhe kanë përmirësuar shëndetin dhe jetën e njerëzve modernë.

Por ai sugjeron se sistemi imunitar mund të përfitojë nga trajnimi për ta bërë atë më të mirë në luftimin e infeksionit – dhe kruajtja e hundëve ose ngrënia e ushqimeve jo dhe aq të pastra mund të jetë një mënyrë për ta bërë këtë.

“Sistemi ynë imunitar ka nevojë për punë,” shtoi Dr Lemon.

“Ne kemi evoluar për miliona vite që sistemet tona imunitare të jenë nën sulme të vazhdueshme. Tani ata
nuk kanë asgjë për të bërë. ‘

‘Një mbrojtje elegante: Shkenca e jashtëzakonshme e re e sistemit imunitar’ nga Matt Richtel është botuar nga William Morrow.

Gjiganti

Mos i humb

Sa duhet të jetë shtypja e gjakut në bazë të moshës që keni

Opoja.net

Shkathtësia për të kontrolluar emocionet

Opoja.net

Gjashtë zakone të gabuara në ushqim, të cilat agjëruesit i bëjnë gjatë Ramazanit

Opoja.net

Nëse pini duhan më shumë se 5 vjet, kjo recetë jua pastron mushkëritë

Opoja.net

Dritat LED të veturave dhe ato në shtëpi mund t’u shkaktojnë probleme të pakthyeshme syve

Opoja.net

Hamburgerët me djathë janë të mirë për shëndetin tuaj

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net