Opoja.net

E vërteta për arsimin në Kosovë

Kultura
E vërteta për arsimin në Kosovë

Kosovarët më shumë shpenzojnë për duhan e alkool se për shkollë. Statistikat zyrtare tregojnë se mesatarisht në vit, një familje në Kosovë ndanë nga buxheti i sajë vetëm 37 euro për arsim. Por nuk kursehen aspak për gjëra të luksit. Ata shpenzojnë 308 euro për alkool dhe duhan.

Kjo sipas njohësve të fushës tregon se rezultatet e testit të Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA), jo rastëssht radhisin nxënësit kosovarë për njohurit në shkencë dhe matematikë në fund të listës.

“Kosova investon më pak sesa që duhet në asetet e saja kryesore: njerëzit e saj”, thuhet edhe në një raport të Bankës Botërore për rishikimin e financave publike. Përveë kësaj, ekspertët vlerësojnë se edhe investimi që bëhet tani nuk shkonë në adresë të duhur.

Në llogaritjen e shumës totale të investuar në arsimin parauniversitar dhe numrin e nxënësve në shkolla del se shteti investon çdo vit rreth 534 euro për një nxënës.

Kjo delë se në rajon përveç Serbisë, Kosova investon më shumë në arsim.

Por, pjesa më e madhe e këtyre parave ka shkuar për paga dhe mëditje. Më saktësisht 71.4 për qind e buxhetiti në arsim sipas Ministrisë së Arsimit ka shkuar për ti paguar mësimëdhënësit ndërsa në të ardhmen thuhet se duhet përqendruar në përmirësimin e parametrave të cilësisë, infrastrukturën e brendshme, tekste dhe mjete të konkretizimit.

Thaçi: Edhe ato pak investime në arsim shkuan huq

Ndonëse investimet në sektorin e arsimit në Kosovë janë më të mëdha sesa në Maqedoni e Shqipëri, këto të dyja, krahasuar me Kosovën kanë dalë më mirë në testin e PISA-s.

Për ekspertin e arsimit, Jusuf Thaçi, kjo tregon se paratë në arsim, janë investuar keq.

“Investimet nuk janë bërë në vend të duhur, pra nuk janë bërë investime për t’u ngritur cilësia e arsimit”, thekson Thaçi.

Si investim në vend të gabuar, Thaçi e cilëson rritjen e pagave të arsimtarëve për të gjithë njësoj, pavarësisht kualifikimeve të tyre, si dhe ndërtimin e shkollave në vende të panevojshme.

“Tek arsimtarët do të duhet të kishte kategorizim të pagave, në bazë të kualifikimeve të tyre”, ka shtuar ai.

Sipas tij, për të pasur një arsim më cilësor, duhet të bëhen investime të mëtutjeshme në personel, infrastrukturë, tekste shkollore, por gjithmonë duke analizuar efektet e investimeve.

Kështu thotë edhe Banka Botërore, e cila ka tërhequr vërejtjen Qeverisë së Kosovës për vite lidhur me nevojat në këtë sektor. Madje sipas këtij institucioni, cilësinë në arsim e ka dëmtuar mjaftë shumë vendimi i vitit 2011 për rritje të pagave të mësimdhënësve për 50 për qind.

Në tetorë të vitit 2008 është aktivizuar “sistemi i diferencimit të pagave të mësimdhënësve”. Kjo ishte pjesë e një përpjekje për licensimin dhe zhvillimin profesional të mësimdhënësve me qëllim të përmirësimit të aftësisë së sistemit të arsimit për të tërhequr dhe mbajtur punëtorë të kualifikuar.

Ndërkaq, në vitin 2011, me rritjen e pagave edhe pse struktura e pagave të diferencuara u ruajt, vendimi nuk u përshtat me parimet e reformës që rritjet e ardhshme të pagave të jenë të lidhura me përformancën dhe zhvillimin profesional.

“Për më tepër, rritjet u dhuruan edhe mësimdhënësve të pakualifikuar apo fillestar, e që nuk ishte rasti me rritjen e pagave në vitin 2008”, thuhet në raportin e BB-së.

BB: Një e treta e të rinjëve në Kosovë “gjeneratë e humbur”

Nëse kjo gjendje në arsim nuk përmorësohet shpejt, Banka Botërore në raportin “Rishikimi i financave publike të Kosovës” parashikon të ardhme të zymtë për të rinjtë kosovarë.

“Edhe më keq, mbi një e treta e Kosovarëve të rinj nuk janë as në arsim as në punë dhe rrezikojnë të jenë “gjeneratë e humbur”, vlerëson Banka Botërore.

Sipas BB-së, Kosova investon më pak sesa që duhet në asetin kryesor të saj, njerëzit.

Si pasojë, Kosova ka papunësi të lartë dhe pjesmarrje të ulët në tregun e punës, posaçërisht ndër të rinjtë dhe femrat.

Se arsimi nuk është duke ndikuar në punësimin e njerëzve flasin statistikat e të papunëve me diploma univerzitare. Sipas Bankës Botërore, në vitin 2012, 15.6 përqind e atyre që kishin diploma univerzitare ishin të papunë, që “siq duket paraqet një mospërputhje mes arsimit dhe kërkesës për aftësi në tregun e punës”.

Rezultatet e dobëta në arsim alarm për Qeverinë

Kosovarët  lexojnë më së paku në botë.  Kurse nuk dinë asgjë për shkencën dhe janë matematicient të dobët.

Këtë vlesëri e ka marrë Kosova në pjesëmarrjen e parë të saj në Programin për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve PISA 2015.

Në mesin e 70 vendeve të botës, Kosova renditet e 68-ta.  Vetëm algjerianët dhe banorët e Republikës Dominikane janë më keq në ranglistën botërore të Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA), shkruan Gazeta Fjala.

Kurse, në radhitjen e vendeve sipas performancës në shkencë sa i përket njohurive të nxënësve të moshës 15 vjeç Kosova del të jetë në fund të listës.

Dështimin e Kosovës në PISA e kanë pranuar edhe institucionet përgjegjëse të arsimit kosovar. Derisa, njohësit e kësaj fushe e kanë kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës dhe drejtuesit e institucioneve arsimore.

Dukagjin Pupovci, njohës i çështjeve arsimore ka thënë për Gazetën Fjala se humultimi i PISA-së duhet të jetë një alarm për gjendjen e arsimit në Kosovë.

“Unë mendoj se ky është një hulumtim kredibil që tregon gjendjen reale të arsimit. Si i tillë duhet të shërbej si alarm për politikbërsit që gjendja të ndryshohet për të mirë në arsim. Suksesi i nxënësit është kombinim që varet prej raportit me prind edhe mentaliteti, raporti mësimdhënës-nxënës. Nuk mundemi me i nda politikat duhet të reflektohet edhe për politikat por nuk mund të lihet jashtë radarit edhe puna që bëhet me klasë”, ka thënë Pupovci.

Ai mendon se ky rezultat është jashtëzakonisht shqetësues duhet të vihet në alarm për të ndryshuar gjendjen. (Donjeta Jashanica) /Gazeta Fjala/

Prizren, ekspozitë dyersh dhe dritaresh që çojnë drejt historisë

Opoja.net

‘A e n’kryot a?’, ‘Lum ajo nonë gji t’ka bo’: Urimet popullore në të folmen e Opojës

Opoja.net

Flet kompozitori i këngës “Marshi i UÇK-së”: Kam marrë miliona euro për këtë këngë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net