E vërteta për mishin e vitit 1982

Shëndeti
E vërteta për mishin e vitit 1982

Mishi i derrit që para 34 vjetësh ishte bërë gati për ushtarët e NATO-s dyshohet se ka arritur në portin Tivar në Mal të Zi. Për pak ditë mund të futet në Kosovë, kanë alarmuar zyrtarët e doganave të rajonit.

Dyshimet se në tryeza mund të përfundoi mish i vitit 1982 ka vënë në panikë qytetarët, derisa institucionet për siguri të ushqimit janë vënë në gatishmëri dhe apelojnë të mos ketë panikë.

E tërë situata duket të jetë e dyshimt, bazuar në të dhënat e raportuara deri më tani.

Në Kosovë thonë se janë në dijeni për këtë por nuk ka mundësi të futet pa u vënë re një ngarkesë e tillë, ndërsa në Mal të Zi mohojnë të ketë mbërritur ndonjëherë ky mish.

Lamir Thaqi, zyrtar për informim në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës, tregon se kanë marrë masat e nevojshme, duke vendosur kështu inspektor në të gjitha pikat kufitare.

“Inspektorët janë në të gjitha pikat kufitare dhe se asnjë ngarkesë në vendin tonë nuk kalon pa u kryer të gjitha procedurat doganore ndër të cilat hyn edhe verifikimi veterinar ushqimor”, thotë për Gazetën Fjala, Thaqi.

Dogana nuk tregon sa mish i ngrirë hynë në Kosovë

Mirëpo, në Doganën e Kosovës, nuk kanë pranuar të flasin për këtë rast, duke kaluar kështu të gjitha kompetencat te Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës.

Gazeta Fjala, është interesuar të dijë për sasinë e mishit të ngrirë që hyn ç’do ditë në Kosovë, por nuk ka marr një përgjigje të tillë.

Adriatik Stavileci, zyrtar për informim në Doganë, thotë se ata nuk kanë kompetenca ligjore për kontroll të kualitetit. Për të gjitha procedurat përgjegjës sipas tij është AVUK.

“Sa i përket cilësisë dhe kualitetit këto janë kompetenca të Agjensionit të Ushqimit. Dogana nuk ka kompetenca ligjore për kontroll kualiteti. Masat duhet t’i ndërmerr agjensioni i ushqimeve”, ka thënë për Gazetën Fjala, Stavileci.

Sipas tij, Dogana vetëm e kontrollon mishin në aspektin e vlerësimit, ndërsa zhdoganimi fillon vetëm pas lëshimit të çertifikatës nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës.

“Dogana e kontrollon mishin në aspektin e tarifimit, vlerësimit dhe sasisë ashtu që të mbledh taksat gjatë importit. Zhdoganimi fillon vetëm pas lëshimit të çertifikatës nga Agjensioni i Ushqimeve”, shpjegon Stavileci.

Ndryshe nga Lamir Thaqi i cili thotë se nuk ka asnjë mundësi që ky mish të futet në Kosovë, përshkak të masave që kanë ndërrmarë, njësoj nuk mendon edhe kryetari i organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaqaniku.

Kaqaniku thotë se ekziston mundësia që produkte të tilla të futen në Kosovë, duke qenë kështu grupet mafioze, një hap para Agjensionit të Ushqimit e Veterinës, e Doganës së Kosovës.

“Gjithmonë njerzit e moralit të ulët pretendime të keqbërjeve, grupet mafioze, janë një hap para inspektimit të tregut dhe gjithmonë ka mundësi e rrezik që ai mall të hyj në Kosovë. Ata që pretendonin ta fusnin kanë mundur të jenë një hap prej AVUKUT”, është shprehur Kaqaniku.

Në Mal të Zi nuk ka mish të vititi 1982

Futja e mishit të ngrirë në tregun e ballkanit ishte njoftuar fillimisht nga zyrtarët e doganës së Serbisë. Por drejtori i veterinës në Ministrinë e Bujqësisë në Qeverinë e Serbisë Nenad Petrovic ka thënë se nuk ka asnjë indikacion që mishi i vititi 1982 të jetë futur në Mal të Zi.

Pas alarmit, sipas tij janë mobilizuar të trija institucionet e veterinës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bisnës e Hercegovinës për të mbajtur nën kontrollë situatën dhe deri më tani nuk aasnjë shënjë të këtij mishi.

edhe drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterinari në Maqedoni, Zoran Popovski,  ka deklaruar se Mali i Zi nuk ka pranuar mish derri nga Italia, që është i ngrirë që nga viti 1982.

Ai ka bërë të ditur se ka realizuar telefonatë të drejtpërdrejtë me institucionet veterinere të Malit të Zi, të cilat e kanë konfirmuar se Mali i Zi nuk ka pranuar në limanin detar të Barit, mish dhe prodhime mishi nga Italia.

Në Kosovë Gazeta Fjala, disa herë rradhazi ka raportuar për mishin e dyshimtë që u servohet qytetarëve.

Së fundi, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka gjetur 6 ton mish pa afat në bizneset e zv.kryeministrit, Ramiz Kelmendit, të cilës sasi, nuk i dihej as prejardhja.

Derisa të dhënat tregojnë se vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti në Kosovë, kanë hyrë 38 milionë kilogramë mish.

Ndërsa vitin e kaluar 45 milionë kilogram mish kanë konsumuar qytetarët e Kosovës. /GazetaFjala/

Cilat janë dallimet ndërmjet gripit sezonal dhe virusit Covid, flet infektologu kosovar

Opoja.net

Këtë vit 250 raste të reja me kancer të gjirit, pandemia ndikoi edhe në aspektin psikologjik

Opoja.net

Si ndikon diabeti tek tensioni i lartë i gjakut – çfarë duhet të bëni

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net