Opoja.net

Edhe 1 mijë e 244 raste aktive në Kosovë, Prishtina vatër e coronavirusit

Kosova
Edhe 1 mijë e 244 raste aktive në Kosovë, Prishtina vatër e coronavirusit

Në vendin tonë sot janë raportuar edhe 122 raste të reja me koronavirus, duke çuar kështu numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 2 mijë e 799.

Ndërsa, aktualisht në Kosovë janë të shëruar 1 mijë e 506 persona, derisa 49 të tjerë kanë humbur jetë.

Sipas këtyre statistikave, aktualisht janë edhe 1 mijë 244 raste aktive me koronavirus në vendin tonë.

Komuna e Prishtinës vazhdon të jetë vatra më e madhe në nivel vendi me COVID-19.

Ndërsa, vetëm sot në këtë komunë sipas të dhënave zyrtare të IKSHPK-së janë konfirmuar edhe 41 raste të reja, duke çuar kështu totalin në 625.

Aktualisht në këtë komunë janë 472 raste aktive me koronavirus, të shëruar 149 dhe 4 të vdekur.

Ndërkohë, sot më 29 qershor 2020, janë shëruar 81 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.506 raste. 

Loading...

Mos i humb

Veliu emërohet koordinator në luftimin e terrorizmit: Do ta bëjë më të mirën për vendin

Opoja.net

Vdes edhe një person nga koronavirusi në Kosovë

Opoja.net

Ahmeti: Ministria e Shëndetësisë ka lejuar importin e testeve serologjike të bllokuara në terminal doganor

Opoja.net

Rreth 400 mostra po testohen sot, rezultatet publikohen nesër

Opoja.net

Kërkesa e Telekomit për Qeverinë dhe prokurorinë në lidhje me procedurën përmbarimore 20 milionëshe nga Z –Mobile

Opoja.net

A paguhet ekstra Agim Veliu për pozitën e Koordinatorit? Sqaron Qeveria

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net