Opoja.net

Edhe 21 raste të reja me coronavirus në Kosovë, të shëruar dhjetë pacientë

Kosova
Edhe 21 raste të reja me coronavirus në Kosovë, të shëruar dhjetë pacientë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar se sot janë konfirmuar edhe 21 raste të reja me coronavirus, ndërsa janë shëruar dhjetë persona.

IKSHPK njofton se rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 19 raste (sipas vendbanimit:15 raste Prizren, 1 rast Romajë, 1 rast Lubiçevë, 1 rast Kijevë dhe 1 rast Nashec) dhe nga komuna e Suharekës 2 raste (sipas vendbanimit:1 rast Bllacë dhe 1 rast Suharekë), transmeton Telegrafi.

Njoftimi i plotë:

Sot më 22 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 267 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 21 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 19 raste (sipas vendbanimit:15 raste Prizren, 1 rast Romajë, 1 rast Lubiçevë, 1 rast Kijevë dhe 1 rast Nashec) dhe nga komuna e Suharekës 2 raste (sipas vendbanimit:1 rast Bllacë dhe 1 rast Suharekë).

Sot më 22 maj 2020, janë shëruar 10 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 782 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 22 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 12.818 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.025 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 22 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 5.263.085 raste të COVID-19 dhe 337.813 raste të vdekjes. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Kërkohet edhe licencimi i institucioneve private për të kryer testime të Koronavirusit

Opoja.net

Këshilltari i Hotit: Kthimi i masave shtrënguese është bërë pa dëshirën tonë

Opoja.net

Shkon në 75 numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë

Opoja.net

152 raste me koronavirus, 28 të shëruar

Opoja.net

Masat e reja të qeverisë kundër coronavirusit hyjnë në fuqi nga nesër

Opoja.net

Shpërfillën masat anti-pandemi nga qytetarët

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net