Edhe ‘demokratët’ e Dragashit në Konventën Festive të PDK-së në Prishtinë

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Opoja

Sonte Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur Konventën Festive në Prishtinë, pas përfundimit të zgjedhjeve të brendshme, ku kryetar i saj është rizgjedhur Kadri Veseli.

Në Konventën Festive të PDK-së kanë marrë pjesë edhe asambleistë të kësaj partie nga Komuna e Dragashit, Kryetari i Komunës, Shaban Shabani, udhëheqësi i sapozgjedhur i Degës së PDK-së në Dragash, Vehbi Nazifi,  si dhe aktivistë e përkrahës të tjerë nga Dragashi.

Në fotografitë që ka publikuar në profilin e saj në Facebook, asambleistja Elira Sulejmani ka shkruar se ‘Dekada e Re’ e PDK-së është “Dekada e zhvillimit, sukseseve, tolerancës dhe integrimit…mbi të gjitha dekada paqësore”./Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Fjalë kyqe: , ,
- Reklama-
- Reklama-