Edhe fëmijët do të pajisen me letërnjoftim

Kosova
Edhe fëmijët do të pajisen me letërnjoftim

Të gjithë fëmijët në Republikën e Kosovës do të pajisen me letërnjoftim.

Agjencia për Regjistrim Civil ka kërkuar plotësim ndryshimin e Ligjit për Letërnjoftim në dhjetor të vitit 2017 dhe ka filluar përgatitja e koncept dokumentit, ndërsa pritet që të aprovohet gjatë këtij muaji në Ministrinë e Punëve të Brendshme, më pas dërgohet në Qeveri.

Drejtoresha e Zyrës për Komunikim Publik në këtë Ministri, Roksana Qarri, tha për Radio Kosovën se synimi është që brenda këtij viti të bëhet plotësim-ndryshimi i ligjit si dhe do të fillohet me lëshimin e letërnjoftimeve për fëmijë.

“Ky dokument mund të përdoret për shërbime shëndetësore, në institucionet shëndetësore, në institucionet edukative arsimore, kopshte si dhe shkollat, si dhe më e rëndësishmja është që ky dokument mund të përdoret si dokument udhëtimi me ato shtete që kemi marrëveshje. Të gjithë fëmijëve pavarësisht moshës dhe kohës së lindjes mund të pajisjen me këtë letërnjoftim”, deklaroi Qarri.

Agron Sinani, i cili ka tre fëmijë, thotë se pajisja e tyre me letërnjoftime do t’i lehtësonte shumë procedurat burokratike nëpër institucione.

“Ne me herët kemi pasur libreza për shkollë e për Ambulanca. E tani shumë mirë që po bëhen këto letërnjoftime, sepse po na duhet që për kopshte e për shkolla me shku në Komunë me marrë ekstrakte. E me këto tash i kryejmë të gjitha shërbimet”, deklaroi Sinani

Agjencia për Regjistrim Civil ka kërkuar plotësim ndryshimin e Ligjit për Letërnjoftime dhe është duke punuar në koncept dokument.

Me këtë ligj do të bëhet avancimi i menaxhimit të të dhënave elektronike dhe përfitimet do të jenë të mëdha. Procedura për pajisjen e fëmijëve me letërnjoftime do të bëhet sipas standardeve të ICAO, ashtu siç janë për pasaporta. /RTK/

Kërkohet paraburgim ndaj 30 personave të prangosur gjatë aksionit në Karaçevë

Opoja.net

Këtë vit do të fillojë ndërtimi i autostradës drejt Merdares, kaq pritet të kushtojë

Opoja.net

UP nuk tregon se kur do të hapet konkursi për vitin e ri akademik

Opoja.net

Shtohen patrullimet e policisë në Karaçevë, që nga korriku nuk ka hyrje të xhandarmërisë serbe

Opoja.net

Rrëfehet burri shqiptar me dy gra e shtatë fëmijë: Të dyja i dua shumë, pa dallim

Opoja.net

Dell rrëfen se si u bë Jahjaga Presidente dhe si reaguan Thaçi, Mustafa dhe Pacolli

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net