Opoja.net

Edhe këtë vit kosovarët pa sigurime shëndetësore

Kosova

Qytetarëve të Kosovës do i duhet të presin ende deri në sigurimin shëndetësor të tyre. Kjo pasi që punët në këtë drejtim po ecin mjaft ngadalë.

Më të shkelurit nga mos implementimi i këtij ligji dalin të janë pensionerët e Kosovës, të cilët shumicën e parave të pensionit i shpenzojnë për ilaqe e për të paguar ndonjë mjekim.

Ligji për Sigurime Shëndetësore ndër të tjerash parasheh që pensionerët janë të liruar nga pagesa e premiumit dhe bashkë-financimit për sigurim shëndetësor.

Anëtarja e Komisionit të Shëndetësisë në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj tha për Gazetën Fjala se mos implementimi i këtij ligji nga ana e Qeverisë është një dështim i kësaj të fundit, dhe pasojat e këtij dështimi po i pëson direkt qytetari i Kosovës.

“Mos implementimi i këtij ligji në fakt është dështim i kësaj qeverie, sepse nuk i kanë rregulluar udhëzimet administrative e as nuk kanë filluar mbledhjen e premiumeve. Edhe 6 muaj pas miratimit të ligjit në parlamentin e Kosovës është i detyrushem fillimi i implementimit” , u shpreh Time Kadrijaj.

Sipas kësaj të fundit nuk ka sinjale pozitive që brenda këtij viti të fillohet implementimi i ligjit për Sigurime Shëndetësore ngase Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësis nuk po i bëhet vonë për këtë punë.

“ Kjo Qeveri dhe Ministria e Shëndetësis po shkon duke shtyrë implementimin njëherë janar 2015 ë tash janar 2016 dhe në fakt tashmë jemi në fund të 2016 dhe kjo qeveri nuk ka bërë asnjë hap në këtë drejtim”.

MSH nuk e din datën

Gazeta Fjala tani e disa ditë është duke kerkuar një përgjigje për këtë çështje nga Ministria e Shendetësisë, mirëpo deri tani nuk ka marrë asnjë sqarim.

Në Ministrinë e Shëndetësisë muaj më parë i patën thënë Gazetës se janë duke punuar që ligji të nis së zbatuari. Mirëpo,edhe atëherë nuk patën treguar se se kur mund saktë do të kenë kosovarët sigurim shendetësor.

“MSH po punon që sivjet të fillohet me mbledhjen e kontributeve, e ndoshta edhe me lidhjen e kontratave të para në mes Agjensionit të Financimit të Shëndetësisë që do të shndërrohet në Fond të Sigurimeve me ofruesit e shërbimeve shëndetësore”, thuhej në përgjigjen e ministrisë dhënë Gazetës Fjala. Megjithëkëtë MSH nuk jep ndonjë datë të caktuar se kur do të jetësohen sigurimet.

“Fokusi i tashëm është që të fillohet me mbledhjen e kontributeve, sa më parë që ka mundësi dhe fuqizimin e kapaciteteve të AFSH-së”.

Mungesën e zbatimit të ligjit janë duke e ndjerë edhe pjestarët e Policisë së Kosovës.

“Dy çështjet kryesore që ndërlidhen ngushtë me punën e policisë si sigurimi shëndetësor dhe sigurimi jetësor në rast vdekje apo invalidimit të zyrtarëve policorë gjatë punës zyrtare kanë mbetur pa u përfunduar,e fajtorët janë Qeveria dhe Ministria e Punëve të Brendshme”, ka thënë Plator Avdiu gjatë paraqitjes së raportit 6 mujorë të monitorimit të Policisë së Kosovës nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.

80 milionë euro në vit për sigurime

Ndërkaq kostoja e Ligjit për Sigurime Shëndetësore, pos buxhetit të rregullt i cili vazhdon të financojë sektorin shëndetësor të vendit, me mbledhjen e premiumeve, llogaritet të jete rreth 80 milionë euro në vit.

Ky kalkulim është bazuar në të dhënat fillestare, dhe përfshin premiumet e të punësuarve në sektorin publik, me 18 milionë euro në vit nga punëtorët dhe 18 milionë euro në vit nga punëdhënësi, si dhe sektorin privat me 19 milionë euro në vit nga punëtorët dhe 19 milionë euro në vit nga punëdhënësi.

Po ashtu, për kategorinë e qytetarëve të cilët nuk janë të regjistruar në asnjërin nga sektorët e punësimit, duhet të mblidhen nga 2 euro për person në muaj, që në total paraqet 6 milionë Euro në vit.

Ndryshe, në Ministrinë e Shëndetësisë tashmë kanë shpjeguar se sa u përket të drejtave dhe obligimeve që dalin nga ky ligj, në tre vjetët e parë të zbatimit të sigurimeve, të punësuarit në sektorin publik dhe atë privat, do të paguajnë në muaj nga 3.5 për qind të të ardhurave të tyre bruto, për sigurimin shëndetësor të obliguar, dhe po kaq, për të do të paguajë edhe punëdhënësi.

Një grup i popullatës do të paguaj 2 euro për person në muaj, për të marrë statusin e të siguruarit, dhe kjo do të zgjasë deri sa të kategorizohen në grupet përkatëse të të punësuarve.

Ndërsa për të gjithë personat nën vijën e ndjeshmërisë sociale, shteti do të vazhdojë të financojë shërbimet e rregullta shëndetësore si edhe deri më tani. /Lorik Maxhuni/ Gazeta Fjala/

Punëtorët e KEK-ut konsiderojnë se protestat janë të pashmangshme

Kushtrim Guraj

Kur pritet të përfundojë gjysmëvjetori i parë?! Vendimi i papritur!

Opoja.net

Kërcënimet nga Serbia, KFOR-i i gatshëm të intervenojë nëse cenohet siguria në Kosovë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net