Opoja.net

Efektet pozitive të vajit të ullirit

Shëndeti
Efektet pozitive të vajit të ullirit

Me poshtë keni disa dobi të cilat janë mjaft efektive për ne .

Heqës i grimit (makijazhit)
Kur keni një fytyrë plot grim dhe keni dëshirë për ta pastruar, nuk është nevoja të përdorni mjete të ndryshme kozmetike nëse keni vaj ulliri në shtëpi. Ky vaj është më pak gërryes se produktet e tjera kozmetike. Ai zbut poret dhe ndihmon në riparimin e lëkurës.

Balsam për flokët
Një lugë çaji vaj ulliri mund të jetë e mjaftueshme për t’i zbukuruar flokët. Lëreni për 20 minuta në kokë dhe më pas lajini flokët. Ky proces do t’ju sigurojë flokë më të butë dhe me më shumë shkëlqim. Gjithashtu mund të ndikojë dhe në eliminimin e zbokthit.

Pastrues trupi
Një përzierje e vajit të ullirit me sheqer mund të shërbejë për të pastruar fytyrën dhe trupin tuaj. Nëse doni t’i shtoni aromë, mund ta përzieni masën me lëng limoni ose mjaltë, gjithashtu mund t’i shtoni disa pika nga vaji juaj i preferuar.

Si ndikon kafeja turke tek personat që vuajnë nga kolesteroli i lartë

Opoja.net

Një mollë në mëngjes, 5 përfitime shëndetësore në trupin tuaj

Opoja.net

Qytetarët mund ta marrin rezultatin për COVID-19 brenda 15 minutave me testin rapid të antigjenit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net