Opoja.net

Ekipet e MBPZhR-së në terren për vlerësimin e dëmeve në bujqësi

Natyra
Ekipet e MBPZhR-së në terren për vlerësimin e dëmeve në bujqësi

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka dërguar në terren ekipin e saj, i cili në bashkëpunim me përfaqësuesit e Komunës së Pejës dhe Istogut, do të evidentojë dëmet e shkaktuara në sektorin e bujqësisë nga erërat e forta, që kanë mbretëruar mbrëmjen e kaluar në këtë rajon.

Me këtë rast, ministri i MBPZhR-së, Besian Mustafa, ka thënë se duke marrë parasysh gjendjen aktuale në terren, me ç’rast këto zona të vendit janë dëmtuar nga erërat e forta, ministria që ai drejton, përmes këtyre ekipeve, do të evidentojë dëmet e krijuara nga kjo fatkeqësi natyrore.

“Raportimet preliminare tregojnë për dëme kryesisht në serrat dhe stallat e fermerëve të këtij rajoni. Ekipet tona do të monitorojnë dhe vlerësojnë këto dëme dhe si Ministri do analizojmë mundësitë buxhetore, ligjore dhe operative për të përkrahur fermerët tanë drejt rikuperimit sa më shpejtë”, ka thënë ministri Mustafa.

Loading...

Mos i humb

Mbi 4.7 milionë euro të paguara për bujqit

Opoja.net

Ministri Mustafa ka intensifikuar pagesat për fermerët përfitues nga viti 2019

Opoja.net

As në 2020-ën s’ka tatim për tokat që nuk punohen

Opoja.net

Ministri Mustafa takoi drejtorin e Shoqatës së Sigurimeve, Sami Mazrek

Opoja.net

Banka Botërore vazhdon mbështetjen e bujqësisë në Kosovë

Opoja.net

Ky është plani për zhvillimin e bujqësisë në qeverinë Kurti (Dokument)

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net