Opoja.net

Ekipet e MBPZhR-së në terren për vlerësimin e dëmeve në bujqësi

Natyra
Ekipet e MBPZhR-së në terren për vlerësimin e dëmeve në bujqësi

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka dërguar në terren ekipin e saj, i cili në bashkëpunim me përfaqësuesit e Komunës së Pejës dhe Istogut, do të evidentojë dëmet e shkaktuara në sektorin e bujqësisë nga erërat e forta, që kanë mbretëruar mbrëmjen e kaluar në këtë rajon.

Me këtë rast, ministri i MBPZhR-së, Besian Mustafa, ka thënë se duke marrë parasysh gjendjen aktuale në terren, me ç’rast këto zona të vendit janë dëmtuar nga erërat e forta, ministria që ai drejton, përmes këtyre ekipeve, do të evidentojë dëmet e krijuara nga kjo fatkeqësi natyrore.

“Raportimet preliminare tregojnë për dëme kryesisht në serrat dhe stallat e fermerëve të këtij rajoni. Ekipet tona do të monitorojnë dhe vlerësojnë këto dëme dhe si Ministri do analizojmë mundësitë buxhetore, ligjore dhe operative për të përkrahur fermerët tanë drejt rikuperimit sa më shpejtë”, ka thënë ministri Mustafa.

Loading...

Mos i humb

Kryetari Shabani ka nënshkruar një marrëveshje me Caritasin Zviceran për promovimin e prodhimtarisë bujqësore në Komunën e Dragashit

Opoja.net

Ferma e deleve në fshatin Pllajnik të komunës së Dragashit

Opoja.net

Sektori i përpunimit të ushqimit shënon rritje të prodhimit

Opoja.net

Tregu përplot me farë ilegale, askush se dinë se kush po e sjell në Kosovë

Opoja.net

Komuna e Dragashit mbështetur nga UNDP-ja realizuan projektin e ofertës turistike dhe zhvillimin e aktiviteteve në natyrë

Opoja.net

Mbrojtja e ambientit në fokusin e projekteve filmike të 14-vjeçarit kosovar

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net