Opoja.net

Eksportet shqiptare me vendet e CEFTA-s shënuan rritje me 14%

Eksportet shqiptare me vendet e CEFTA-s shënuan rritje me 14%

Eksportet shqiptare me vendet e CEFTA-s shënuan rritje me 14% në vitin 2019, ndërsa rritje me 4% shënuan edhe importet drejt vendit tonë.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj bëri të ditur se së bashku me vendet e rajonit, Shqipëria ka marrë masa për të bërë më të lehtë tregtinë mes vendeve, duke reduktuar kohën dhe procedurat doganore.

“Në vitet e fundit, qeveria ka zbatuar planin kombëtar të veprimit për tregtinë 2017–2020 dhe planin për zonën ekonomike rajonale. Veçanërisht me vendet pjesë e marrëveshjes për Tregtinë e Lirë në Europën Qendrore CEFTA, këto masa kanë sjellë rritje të shkëmbimeve tregtare të Shqipërisë”, tha ajo.

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore (CEFTA) u nënshkrua në Bukuresht më 19 dhjetor 2006 dhe filloi të zbatohet gjatë vitit 2007.

Vendet që e zbatojnë ndërmjet tyre këtë marrëveshje janë Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, Serbia, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Moldavia.

Me fillimin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje u liberalizuan plotësisht vetëm pas vitit 2014 kur të gjitha vendet pjesëmarrëse zbatuan Protokollin II shtesë të kësaj marrëveshjeje. /Burimi:ATSH

Insekti nga Kosova bëhet lajm në botë

Opoja.net

Pas borës, bujqit i kthehen punës në vreshta

Opoja.net

Për tre muaj, u eksportuan 126 milionë euro produkte nga Kosova

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net