Opoja.net

‘El Clasico’ i takon Real Madridit, ‘Mbretërit’ gjunjëzojnë Barcelonën në shtëpinë e saj

Sport
‘El Clasico’ i takon Real Madridit, ‘Mbretërit’ gjunjëzojnë Barcelonën në shtëpinë e saj
Real Madrid ka fituar ‘El Clasicon’ kundër Barcelonës.

Skuadra e Real Madrid ka arritur që të fitojë ‘El Clasicon’ e luajtur në ‘Camp Nou’, duke mposhtur Barcelonën me rezultatin 1:3.

Kjo ishte një nga klasiket më interesante në vitet e fundit, me skuadrat që regjistruan numër të madh të rasteve për shënim.

Ishte vetëm minuta e pestë e ndeshjes kur Real Madrid zhbllokoi rezultatin me golin e shënuar nga Fede Valverde, shkruan lajmi.net.

Barca reagoi shpejtë, duke gjetur golin me anë të Ansu Fati, i cili pranoi një asistim fantastik nga Jordi Alba.

Karim Benzema dhe Leo Messi mund të ndryshonin shifrat në pjesën e parë, po të mos ishte për Courtois e Neto.

Në pjesën e dytë, Real Madrid ishin më konkretizues sesa Barcelona.

Ishte momenti i minutës së 62’ ai që vendosi fatin e takimit, me Sergio Ramos që fitoi një penallti të cilën e konvertoi vet në gol.

Real Madrid pati edhe dy raste të mira shënimi deri në fund, me anë të Toni Kroos e Sergio Ramos, por Neto u tregua i vëmendshëm në të dy rastet.

Rezultatin final e vulosi ish lojtari më i mirë në botë, Luka Modric, i cili shënoi në minutën e 90’, pasi i bëri një shetitje portierit të katalanëve.

Real Madrid tashmë rrit diferencën me Barcelonën, duke shkuar në 13 pikë, me Barcelonën që mbetet në kuotën e shtatë pikëve (me një ndeshje më pak të luajtur)./Lajmi.net/

Stadiumi i Napolit do ta mbajë emrin “Diego Armando Maradona” nga ndeshja e ardhshme e napolitanëve

Kushtrim Guraj

Sa do t’i kushtojë Barcës nderimi që Messi i bëri Maradonas

Kushtrim Guraj

“Askush s’u kujdes për Maradonën, e lanë vetë të vdesë në një dhomë të vogël”

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net