Ëmbëlsirë e shijshme me kajsi

Opoja.net Opoja.net Kuzhina

Ëmbëlsirë e nxehtë shumë shijshme me brumë kërcëllues dhe me kajsi të shijshme që do t’ju shkrihen në gojë. Provojeni edhe ju.

Për këtë ëmbëlsirë shumë të bukur ju nevojitet pak kohë, transmeton Telegrafi.

Mund ta përgatitni me pemë sipas dëshirës, ndërkaq ne po ju sjellim recetën me kajsi.

Përbërësit:

 1 kg kajsi të pastruara,
▪ 3 lugë sheqer të kafenjtë,
▪ 150 g grimca të kokrrave të tërshërës,
▪ 100 g miell,
▪ 100 g gjalpë të ftohtë,
▪ 100 g sheqer të kafenjtë
▪ 1 lugë mjaltë (livadhesh apo bagremi).

Udhëzim:

1. Ngroheni furrën në 180 gradë celsius.

2. Kajsitë ndani përgjysmë por mund edhe t’i pritni në katër pjesë.

3. Rendisni në fund të enës dhe qitni sheqerin e kafenjtë.

4. Përzieni miellin, grimcat e kokrrave të tërshërës dhe sheqerin.

5. Shtoni pjesëzat e gjalpit me gishta dhe fërkoni, që të bëhen thërrmija.

6. Qitni mjaltin dhe bëni thërrmija më të mëdha. Qitni përbërjen barabar nëpër kajsi.

7. Në fund të gjithave qitni 2 lugë të vogla mjaltë, para se t’i fusni në furrë.

8. Piqni në furrë të nxehtë rreth 35-40 minuta. Kur shtresa e sipërme të marrë ngjyrë ari, deserti do të jetë i gatshëm.

Shërbejeni të ngrohtë me akullore vaniljeje.

Ju bëftë mirë! /Telegrafi/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-