Opoja.net

Enis Alushi: I nderuar që u përshëndeta zyrtarisht para Dardanëve, besoj në kualifikimin e Kosovës në Euro 2020

Sport
Enis Alushi: I nderuar që u përshëndeta zyrtarisht para Dardanëve, besoj në kualifikimin e Kosovës në Euro 2020

Ish-futbollisti i Kosovës, Enis Alushi, ka folur për pensionimin e tij nga Përfaqësuesja dhe gjasat për kualifikim në Euro 2020.  

Enis Alushi, i cili luajti që nga ndeshja e parë miqësore nën ombrellën e FIFA-s kundër Haitit, ngritjen e jashtëzakonshme të Kosovës e vlerëson si diçka të pritur, duke pasur parasysh se është punuar shumë vite për një gjë të tillë.

“Paraqitjet në dy ndeshjet e fundit (kundër Çekisë dhe Anglisë) ka qenë shumë të mira dhe janë fryt i vazhdimësisë. Fitorja kundër çekëve ka qenë shumë e rëndësishme për ne, në mënyrë që të kemi gjasa ta arrijmë vendin e dytë në grup”, ka thënë fillimisht Alushi.\

“Edhe kundër Anglisë ka qenë një ndeshje e jashtëzakonshme dhe fakti se i kemi shënuar tre gola kundër një rivali të më të lartë në botë dëshmon rritjen e Kombëtares sonë. Besoj që do të kemi mundësi me arrit vendin e dytë në grup nëse qëndrojmë me këtë nivel të mirë siç jemi aktualisht”.

Ai para ndeshjes kundër Çekisë u përshëndet zyrtarisht nga futbolli i luajtur, derisa për kontributin e dhënë u nderua nga presidenti Ademi me një çmim të veçantë, si dhe me një fanellë të Kombëtares.

Alushi shprehet falënderues ndaj kreut të FFK-së për nderimin e bërë dhe i lumtur që lamtumirën nga futbolli i luajtur e bëri pikërisht në stadiumin “Fadil Vokrri” para tifozëve dardanë.

“Kur më ka ftuar federata për ndeshjen kundër Çekisë jam ndje shumë mirë. Ka qenë një gjest shumë i mirë nga presidenti Agim Ademi dhe drejtuesit e tjerë të federatës. Ata kanë treguar shumë respekt ndaj meje dhe pa dyshim që për mua ka qenë diçka e veçantë”.

“Ishte nder të jem edhe një herë afër federatës dhe afër ekipit kombëtar, por edhe emocion i madh ta përjetosh atë atmosferë madhështore. I falënderoj të gjithë ata që ma kanë dhënë mundësinë që të përshëndetem zyrtarisht nga futbolli pikërisht në një ndeshje të tillë”, përfundoi ish-mesfushori.

Fjalimi motivues i Majlinda Kelemendit: Krejt cka kam, i arrita vetë 

Kushtrim Guraj

Neymar kthehet me gol te PSG

Kushtrim Guraj

Xhaka refuzon të largohet nga Arsenali

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net