Opoja.net
Meka Mish

Erdhi nga akademia e Lirisë, Dellova konsiderohet si lojtar më perspektiv i Hajdukut

Lumbardh Dellova është një emër i ri në mesin e klubit të Hajdukut, për ata që e ndjekin dhe janë në ekipin e parë.

Ai erdhi vitin e kaluar, në gusht, gjersa gjatë kësaj kohe u profilizua me pozitën në fushën e blertë.

Tashmë ka pasur dy paraqitje dhe ka luajtur në krahun e majtë të mbrojtjes, ku ka lënë përshtypje të mira para Domagoj Bradaricit.

Futbollisti ka pasur përparim të dukshëm dhe se për këtë është falënderues ndaj bashkëlojtarit, Ardian Ismajlit, shkruan Slobodna Dalmacija.

Dellova është një djalë i fortë, i lindur më 1 janar 1999 dhe karrierën e ka filluar te Liria e Prizrenit.

“Si erdha te Hajduku? Skautët e ekipit kanë ardhur në Kosovë dhe unë u rrash në sy. Pasi qëndrova për prova dy javore, ata më propozuan që të qëndrojë më gjatë te Hajduku”, pohoi njëzetvjeçari.

Ai më tutje ka treguar se si model të tij e ka mbrojtësin qendror të Real Madridit, Sergio Ramos.

Më tutje mediumi shkruan se lojtari pritet të luajë më shumë ndeshje përpara Borje Lopezit, i cili pritet që të paraqitet në ekipin e dytë të Hajdukut. /Telegrafi/

Mos i humb

Kosovare Asllani bëhet ‘galaktikja’ e parë, nënshkruan me Real Madridin

Opoja.net

Arsenali mposht Bayernin në International Champions Cup

Opoja.net

Feronikeli eliminohet nga Liga e Kampionëve

Opoja.net

Shkëndija humb në minutën e fundit dhe eliminohet nga Liga e Kampionëve

Opoja.net

Arsenali ka arritur marrëveshje për brazilianin Everton

Opoja.net

Edhe pse spekulohet për largimin e tij, Mustafi ishte kapiten i Arsenalit në fitoren ndaj Colorado Rapids

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net