Opoja.net

Erdogan Celina emërohet trajner i Lirisë

Sport

KF Liria ka njoftuar të gjithë nëpërmjet një postimi në faqen e tyre në Facebook se ka emëruar në krye të skuadrës trajnerin Erdogan Celina.

Celina do të zëvendësojë italianin Vincenzo Alberto Annese, i cili u shkarkua pas barazimit 1-1, duke vazhduar kështu formën e dobët prej katër ndeshje me radhë pa fitore.

Klubi nga Prizreni ka zbuluar se në garë ishin edhe Gzim Hasi dhe Skender Shengyli, por në fund me shumicë të votave u emërua Celina. Më poshtë keni njoftimin e plotë të Lirisë:

Nga mbledhja e KF Liria

Erdogan Celina, zgjidhet kryetrajner i Lirisë

Të dielën në mbrëmje, anëtarët e Bordit të KF Liria, me shumicë votash, zgjodhën për kryetrajner të ri të KF Liria, Erdogan Celinën.

Pas një debati të thellë mes anëtarëve të Bordit, ku opsion ishin tre emra: Gzim Hasi, Skender Shengyli e Erdogan Celina, shumicën e votave për të udhëhequr KF Liria, e mori Erdogan Celina.

‘Nesër (e hënë) Celina do të prezantohet para futbollistëve,që edhe do të udhëheq me stërvitjen’, ka thënë kryetari klubit, z.Ilijaz Ilijazi, që bashkë me anëtarë tjerë të Bordit, shfaqën besimin se klubi do të nxirret nga kjo situatë, ku objektiv është mbijetesa“. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Ronaldo: ‘Derby d’Italia’ i mirë sa ‘El Clasico’

Opoja.net

Kelmendi e Gjakova, më të mirët e vitit 2019

Opoja.net

Drejtori sportiv i Werder, Baumann: Vështirë ta mbajmë Rashicën

Opoja.net

Liga e Kampionëve: Sonte zhvillohen dy super derbi

Opoja.net

Kosova gati u përjashtua nga garat ndërkombëtare!

Opoja.net

Guardiola: Real Madridi është mbret i Ligës së Kampionëve

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net