Opoja.net

Erdogan: Kam ndjenja të posaçme për Kosovën, jemi vendi i dytë që ka njohur pavarësinë e saj

Rajoni
Erdogan: Kam ndjenja të posaçme për Kosovën, jemi vendi i dytë që ka njohur pavarësinë e saj

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan mori pjesë në programin “Takimi i madh me të rinjtë” në transmetimin e përbashkët të televizioneve ATV dhe A Haber, ku iu drejtua të rinjve nga Turqia dhe jashtë saj të cilët i ndjekin studimet në këtë vend, dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre.

Gjatë programit, një student nga Kosova i cili ndjek studimet në Turqi, tha se Turqia është shembull për shtetin e tij sa i përket zhvillimit. Me këtë rast, Erdogan theksoi se në Kosovë ka shumë kryevepra dhe se do ta rigjallërojnë historinë atje.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Ai theksoi se në Kosovë kanë realizuar punime të ndryshme si ndërtimi i urave dhe xhami si dhe përmirësimi i mjedisit dhe se do të vazhdojnë me të njëjtën edhe në të ardhmen.

Duke njfotuar se në Turqi studimet i ndjekin 80 mijë studentë të huaj, Erdogan u shpreh se atyre ua kanë hapur dyert e të gjitha shkollave dhe se për ta nuk ka asnjë vështirësi.

Erdogan gjithashtu theksoi se ka ndjenja të posaçme për Kosovën, duke rikujtuar se Turqia është vendi i dytë që e ka njohur pavarësinë e saj.

“Vendi i dytë që e ka njohur Kosovën jemi ne. Ishin në Komisionin e Ministrave dhe po garonim me Amerikën se ‘a do ta njohin ata të parët, apo ne’. Prisja lajme nga bashkëpunëtorët dhe më thanë se ‘Amerika e njohu’, ndërkohë që ne jemi të dytët. Pra, kemi një kujtim të këtillë për Kosovën. Natyrisht, ende nuk e ka arritur numrin e dëshiruar të shteteve që e njohin atë, megjithatë, nëse nuk gabohem, ky numër ka arritur në 140. Bëra thirrje në Samitin e Organizatës për Bashkëpunim Islamik duke thënë se ‘Nuk duhet të ngelë asnjë shtet nga mesi juaj që nuk e njeh Kosovën.’ Por, gjithkush i bën llogaritë e veta duke thënë se ‘Ne e kemi këtë problem’ e tjetri ‘Edhe ne e kemi këtë problem.’ Edhe ne kemi probleme, por nëse ju ngecni në këto probleme, atëherë asnjëri nga këto nuk mbaron”, tha Erdogan.

Ai u shpreh se sa i përket kësaj, Turqia dallohet me vendimmarrje.

Duke dëshiruar që studentët kosovarë t’i mbarojnë me sukses studimet dhe të kthehen e të kontribuojnë në vendin e tyre, presidenti Erdogan u shpreh se “Do të ktheheni dhe do t’i shërbeni vendit tuaj e t’i vazhdoni punimet njëjtë sikurse ambasadorët tanë, konsullët dhe shefat e misioneve, dhe do t’i forconi lidhjet”.

Ky pritet të jetë kabineti i Joe Biden

Opoja.net

Sot një vjet bota ndryshoi, si u paraqit rasti i parë me Covid-19

Opoja.net

Tragjedia në Zvicër: Vdes 15 vjeçari kosovar, pasi u godit nga treni

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net