Opoja.net

“Euro 2016”, Italia “pushton” formacionin më të mirë të 1/8-ave

Sport
“Euro 2016”, Italia “pushton” formacionin më të mirë të 1/8-ave

Italia merr protagonizmin në formacionin ideal të së përditshmes prestigjioze “L’Equipe”, të përpiluar pas përfundimit të fazës së 1/8-ave të finaleve të “Euro 2016”.

Janë 3 futbollistë si dhe trajneri Antonio Conte, ata që kanë zënë vend në këtë formacion, pasi kanë marrë nota shumë të larta prej gazetarëve të kësaj të përditshmeje.

Për Buffon nuk është një surprizë fakti që bën pjesë në këtë formacion, ndërkohë që befason prania e Graziano Pelle, i cili konsiderohet sulmuesi më i rrezikshëm i këtij turneu. Vlerësimin më të drejtë merr edhe De Sciglio, i cili përballë Spanjës zhvilloi një lojë të shkëlqyer në repartin e mbrojtjes.

Nga përfaqësueset e tjera, në këtë formacion janë kroati Darijo Srna, gjermani Boateng dhe islandezi Sigurdsson. Më mesfushë, “L’Equipe” vendosi një tjetër Sigurdsson të Islandës, së bashku me belgun Witsel, ndërkohë që prapa shpinës së Pelle janë Draxler, Griezmann dhe Eden Hazard.

Pamje: Joyce e trondit Duboisin dhe e bën edhe një hap të madh drejt titullit të botës

Kushtrim Guraj

U zhvillua ndeshja revyale për nder të 28 Nëntorit ndërmjet Veteranëve të futbollit dhe FSK-së

Opoja.net

Urimi i kapiteni legjendar për 28 Nëntor

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net