Opoja.net

Facebook do ta krijojë një hapësirë vetëm për lajme nga mediet

Teknologji
Facebook do ta krijojë një hapësirë vetëm për lajme nga mediet

Në muajt e ardhshëm, në Facebook do të jetë edhe një hapësirë e veçantë, vetëm për lajme nga mediet e ndryshme e besueshme dhe serioze.

Wall Street Journal pretendon se ky rrjet social ka kontaktuar me ABC News, Dow Jones, The Washington Post dhe Bloomberg, për t’ju ofruar rreth tre milionë që të bëhen pjesë e këtij projekti, transmeton Telegrafi.

Sipas raportit, medieve iu është ofruar mundësia  që të licencohen deri në tri vjet dhe të vendosin se si i postojnë lajmet, varësisht nëse duan ta tregojnë të gjithë materialin në Facebook, apo një pjesë të saj, derisa një pjesë e mbajnë në ueb-faqen e tyre.

Mirëpo, ende nuk është bërë e ditur, se çfarë përgjigje i kanë dhënë mediet Facebook, nëse duan të bashkëpunojnë apo kanë kërkesa tjera.

Derisa Facebook nuk ka dhënë detaje, është bërë e ditur, se ky format mund të arrijë gjatë vjeshtës, në mënyrë që të ofrohen vetëm informata të vërteta.

Rrjeti social Facebook, është kritikuar shumë shpesh, për shkak të shpërndarjes së informatave të pavërteta dhe të rrejshme, që kanë ngjallur shumë pakënaqësi te shfrytëzuesit. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Instagrami do t’ju ndalojë përdorimin personave të rinj në moshë

Opoja.net

Opsioni i Facebookut për raportimin e fatkeqësive natyrore zgjerohet edhe në WhatsApp

Opoja.net

Largoni të gjitha kabllot e padëshirueshëm, që zënë hapësirë dhe nuk duken mirë

Opoja.net

BE kontrollon përdorimin e të dhënave personale nga google dhe facebook

Opoja.net

Këshilla: Mos i lini në veturë këto gjëra gjatë dimrit

Opoja.net

Sot 25 vjet më parë doli Sony Playstation i parë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net