Opoja.net

Facebook do të lansoj kripto-valutën e tyre, GlobalCoin, vitin e ardhshëm

Teknologji

Facebook thuhet se po finalizon planet për të lansuar kripto-valutën e vet, të quajtur “GlobalCoin”, vitin tjetër.

Fillimisht, GlobalCoin do të lansohet në rreth 12 vende në tremujorin e parë përpara se të vijë më vonë në tregje të tjera. Para se kompania të lansojë produktin e tyre, planifikon të testojë atë deri në fund të këtij viti.

Me GlobalCoin, Facebook shpreson se mund të bëjë dërgimin e parave në mënyrë të përballueshme dhe të sigurtë.

Përveç kësaj, po punon me firmat si Western Union për të lidhur edhe ata njerëz që nuk kanë një llogari bankare.

Facebook ka folur tashmë me Thesarin e Shteteve të Bashkuara në mënyrë që të përpunojë procesin e kontrollit të ID në mënyrë që të kufizojë pastrimin e parave dhe Mark Zuckerberg takoi gjithashtu guvernatorin e Bankës së Anglisë, Mark Carney, për të diskutuar mbi mundësitë dhe rreziqet që kanë të bëjnë me zhvillimin e një kripto-valute.

Një nga kritikat më të mëdha të kripto-monedhave që shumica e njerëzve kanë, është tendenca e tyre për t u luhatur në vlerë.

Në një përpjekje për të ndaluar këtë, spekulohet se Facebook po kërkon të lidhë kripto-valutën e tyre me valuta të tjera të sigurta, si dollari amerikan, euro dhe jeni japonez. /Telegrafi/

Mos i humb

Sistemi i tri kamerave të iPhone 11 mund të realizojnë fotografi me pamje shumë të gjerë

Kushtrim Guraj

Google sjell numërimin e fjalëve në Google Docs

Opoja.net

Lllogaritë private në Instagram mund të mos jenë aq të sigurta

Opoja.net

Disqet parashikohet të tejkalojnë shitjet e CD-ve, për herë të parë që nga viti 1986

Opoja.net

Apple do ta prezantojë iPhone 11, drejtpërdrejt në YouTube

Opoja.net

Facebook pranon se ka qenë duke dëgjuar zërin tuaj

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net