Opoja.net
Meka Mish

Facebook do të ndryshojë rrënjësisht

Skandali mbi përdorimin, zbulimin dhe manipulimin e të dhënave private të mbi 87 milionë përdoruesve, detyroi gjigantin e rrjeteve sociale Facebook të bëjë një sërë rëndësishmesh. Themeluesi i rrjetit sociale, Mark Zuckerberg njoftoi për një ndryshim rrënjësor drejt një platforme gjithnjë e më shumë private.

Një nga misionet e gjigantit teknologjik është shkëmbimi i informacioneve të caktuara dhe fshirja e tyre pas një kohe të shkurtër, si në rastin e aplikacionit Snapchat, të cilin Zuckerberg ka tentuar disa herë ta blejë.

“Përgjatë 15 viteve të fundit, Facebook dhe Instagram kanë ndihmuar njerëzit të lidhen me miq, bashkësi e interesa, në sheshin e qytetit digjital. Por njerëzit gjithnjë e më shumë kërkojnë të lidhen privatisht në dhomën e tyre digjitale. Kur mendoj për të ardhmen e internetit, besoj se platformat e komunikimit të fokusuara drejt privatësisë do të jetë më të rëndësishme se platformat e hapura që janë sot”, tha Zuckerberg.

Ekspertët teknologjikë shpjegojnë se këto ndryshime do të përbëjnë një drejtim krejtësisht të ri të politikave të Facebook.

Gjiganti

Mos i humb

Facebook lanson aplikacionin për takime dashurie, Facebook Dating

Opoja.net

Filtri i ndërrimit të gjinisë, rrit për shtatë milionë numrin e përdoruesve në Snapchat

Opoja.net

BE-ja me ligje të reja për ndëshkimin e sulmeve kibernetike

Opoja.net

Instagram shton ‘Stories’ në sektorin Explore

Opoja.net

Facebook konfirmon ndryshimet në platformë, do të shfaq postime më të rëndësishme për ju

Opoja.net

WhatsApp: Hakerët kanë sulmuar përdoruesit në iPhone dhe Android, përmes kodit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net