Opoja.net

Facebook do të paguajë deri në 550 euro, vetëm për të marrë opinionin e një përdoruesi

Teknologji
Facebook do të paguajë deri në 550 euro, vetëm për të marrë opinionin e një përdoruesi

Disa muaj pasi i mbylli dy aplikacione, që mblidhnin numër enorm të dhënash personale të përdoruesve, Facebook ka vendosur që të krijojë një aplikacion të ri për të kontrolluar mbarëvajtjen e rrjetit, duke shfrytëzuar ndihmën e përdoruesve, të cilët do t’i shpërblejë.

Aplikacioni i ri i kërkimit i quajtur Viewpoints, i krijuar vetëm për të marrë opinionin e përdoruesve, premton të kompensojë përdoruesit në këmbim të plotësimit të sondazheve dhe detyrave të tjera, transmeton Telegrafi.

Sipas kushteve të këtij shërbimi, përdoruesit mund të mbledhin deri në 550 euro në vit nga aplikacioni, i cili paguan përmes PayPal pasi një përdorues të ketë grumbulluar një numër të caktuar pikësh duke marrë pjesë në “programet” e caktuara.

Detajet e sakta se kush mund të behët pjesë e aplikacionit apo të sistemit të pikëve janë të paqarta, derisa sa i përket kushteve të shërbimit të Viewpoints, thuhet se “disa shpërblime mund të mos jenë me para të gatshme”.

“Informacioni nga këto studime, do të na ndihmojë të ndërtojmë produkte më të mira dhe të kufizojnë ndikimet negative të rrjeteve sociale, si dhe të rrisin përfitimet”, thuhet në raportin e Facebook, ku thuhet se ky projekt është për të rritur mirëqenien në përgjithësi.

Mbledhja e informatave, nuk duhet se është funksioni i vetëm i këtij aplikacioni, pasi që mendohet se komunikimi që bëhet mes përdoruesit dhe Viewpoins, mund ta avancojë njohjen nëpërmjet zërit apo fotografisë.

Në të njëjtën kohë, të dhënat, lokacioni si dhe shumë informacione rreth përdoruesit që bëhet pjesë e projektit, do të vazhdojnë të mblidhen. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Google Assistent me përditësimin që mundëson përkthim në kohë reale

Opoja.net

Gmail tani mundëson bashkangjitjen e e-maileve si shtojcë, njejtë sikurse dokumentet

Opoja.net

Edhe “Facebook” fsheh numrin e pëlqimeve në postime

Opoja.net

Instagram do t’ju kërkojë moshën, nëse gënjeni…!

Opoja.net

Rekord teknologjik, Wi-Fi në 700 kilometra distancë

Opoja.net

Google Maps me mundësinë që të orientojë përdoruesit për të mos hyrë në errësirë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net