Opoja.net

Facebook më në fund me opsionin e fshirjes së historisë

Teknologji

Facebook ka ardhur me opsionin e fshirjes së historisë, por për momentin është ky opsion është vetëm në 3 shtete, dhe SHBA nuk është një prej tyre.

Para një viti e gjysmë, Drejtori i Facebook, Mark Zuckerberg, qëndroi në skene të kompanisë së tij në një konferencë, ku deklaroi se kompania e tij do të lejoj që përdoruesit të ndërpresin lidhjen midis historisë së shfletimit të tyre në internet dhe të llogarive të tyre në Facebook.

Pas shumë muajve vonesë, fshirja e historisë në Facebook, tani është e pranishme në Irland, Kore të jugut dhe Spanjë, me shtete të tjera që do të kenë mundësinë në muajt e ardhshëm- deklaroi kompania, raporton “BBC”, transmeton lajmi.net.

Vegla e re është dizajnuar në mënyrë që të ju jep përdoruesve kontroll në të dhënat e tyre private.

Kur të arrinë në vendin tuaj, fshirja e historisë do të jetë pjesë e një seksioni të ri të quajtur “Off –facebook activity”. Kur e hapni atë, ju do të shihni aplikacionet dhe uebfaqet që janë në aktivitetin tuaj dhe mund të dërgoni raportim për reklamat targetuese. Kur ju fshini historinë, më nuk do të keni qasje me asnjë nga gjërat që keni kërkuar.

Ju po ashtu mund të zgjidhni të i bllokoni kompanitë që raportojnë të dhënat e tyre për ju në Facebook. Do keni zgjedhjen e shkëputjes të të gjithë të dhënave që keni shfletuar për të dhëna specifike të aplikacioneve dhe uebfaqeve.

Kompania ka paralajmëruar përdoruesit se mund të shohin aplikacione dhe uebfaqe që nuk i kanë kërkuar asnjëherë dhe që nuk i njohin.  /Lajmi.net/

Mos i humb

Sistemi i tri kamerave të iPhone 11 mund të realizojnë fotografi me pamje shumë të gjerë

Kushtrim Guraj

Google sjell numërimin e fjalëve në Google Docs

Opoja.net

Lllogaritë private në Instagram mund të mos jenë aq të sigurta

Opoja.net

Disqet parashikohet të tejkalojnë shitjet e CD-ve, për herë të parë që nga viti 1986

Opoja.net

Apple do ta prezantojë iPhone 11, drejtpërdrejt në YouTube

Opoja.net

Facebook pranon se ka qenë duke dëgjuar zërin tuaj

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net