Opoja.net

Facebook rrit sigurinë në Messenger, ju njofton kur dikush përpiqet t’ju mashtrojë

“Facebook” njoftoi sot se aplikacioni i tij “Messenger” është tashmë në gjendje të gjurmojë në mënyrë diskrete mashtruesit, duke përdorur një sistem komunikimi prapavijë në telefonat inteligjentë. Mesazhet e sigurisë do të shfaqen në shkëmbime, nëse aktiviteti prapavijë konsiderohet i dyshimtë nga teknologjia e inteligjencës artificiale. “Karakteristika e re do të ndihmojë miliona njerëz, që të shmangin në mënyrë potenciale ndërveprimet dhe mashtrimet e rrezikshme, pa rrezikuar privatësinë e tyre”, tha Jay Sullivan, përgjegjës për Sigurinë e Produkteve në Facebook. Inteligjenca artificiale identifikon sjelljen e diskutueshme, të tilla si dërgimin e mesazheve në shkallë të gjerë, që shenjestrojnë rajone ose demografi të caktuara. The post Facebook rrit sigurinë në Messenger, ju njofton kur dikush përpiqet t’ju mashtrojë appeared first on Gazeta Express.,

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Abonohu
Raporto