Opoja.net

Facebook ua kujton grupeve private se është duke i kontrolluar gjatë tërë kohës

Teknologji
Facebook ua kujton grupeve private se është duke i kontrolluar gjatë tërë kohës

Vetëm pse një grup është privat dhe nuk shihet nga të gjithë në Facebook, kjo nuk do të thotë se nuk kontrollohet.

Tom Alison është një nga zyrtarët e sigurisë në Facebook, që bëri të ditur njoftimin që nuk tingëllon aq mirë, por që është shumë i rëndësishëm për arsye të përgjithshme, transmeton Telegrafi.

“Ata që veprojnë në grupe private, nuk do të thotë që nuk kontrollohen. Gjatë tërë kohës, jemi në vëzhgim dhe i kontrollojmë, që të mos kenë zhvillime që nuk janë të mira” ka thënë Alison.

Me këtë rast, iu është kujtuar mirëmbajtësve të këtyre grupeve, që të mos postojnë përmbajtje të dhunshme, si dhe të mos i tolerojnë ata që vazhdimisht e bëjë këtë.

Kur të vërehet ndonjë lajm i rrejshëm, gjuhë e urrejtjes, abuzim apo përmbajtje ofenduese, do të shlyhen edhe nga grupet private. Mirëpo, nëse kjo vazhdon, do të shlyhet i tërë grupi, megjithëse është i mbyllur.

Grupet janë shumë të rëndësishme për Facebook, sepse dihet se çfarë duan, cilat janë interesat e tyre dhe është e lehtë që të vihen në shënjestër për reklama.

Brenda një grupi ku nuk ka zhvillime normale, por vetëm tendenca për ekstremizëm, teori konspirative apo ofendim, duke vepruar shpejtë që të parandalohet ky aktivitet. /Telegrafi/

Tre gjëra në rrjete sociale që mund t’iu ndëshkojnë

Opoja.net

Prej tani Messenger ju tregon nëse dikush e bën ‘screenshot’ bisedën

Opoja.net

Nokia 6300, vjen telefoni i dashur dhe i shumëkërkuar nga të gjithë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net