Opoja.net

Facebooku bllokon faqen e Maduros për shkak të postimeve të pasakta për COVID-19

Gjiganti i rrjeteve sociale, Facebook, ka bllokuar faqen e presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, pasi ai pretendoi pa prova se një ilaç bimor mund të shërojë COVID-19, njofton BBC.

Ai pohoi në janar se një tretësirë e barishtes trumzë mund të shërojë sëmundjen. Maduro nuk do të jetë në gjendje të postojë për 30 ditë.

Kompania teknologjike ka thënë se udhëheqësi kishte shkelur vazhdimisht politikat e saj mbi dezinformimin e koronavirusit.

Maduro nuk është i vetmi udhëheqës botëror që përballet me një bllokim nga kompanitë e rrjeteve sociale për postimet për COVID-19.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe Jair Bolsonaro i Brazilit janë përballur gjithashtu me veprime të ngjashme për shkak të postimeve të pasakta rreth koronavirusit./Gazeta Sinjali/

Ushtria amerikane kërkon një armë që ‘vret’ dronët

Merlinda Guraj

Krijohet një robot i cili mund të kujdeset për pacientët e prekur me COVID-19

Merlinda Guraj

Franca e gjobiti me 220 milionë euro Google

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net