Opoja.net

Feniksi do ta “pushtojë” Evropën

Sport
Feniksi do ta “pushtojë” Evropën

Është ekipi i parë i futsalit kosovar i cili do të marrë pjesë në gara ndërkombëtare. Bëhet fjalë për Feniksin, ekip ky i cili në fakt do të përfaqësojë Kosovën në garat evropiane.

Ekipi nga Drenasi arriti këtë sukses duke u shpallur kampion në Kampionatin e Futsalit të Kosovës ku e mposhtën Liburnin pas tri ndeshjeve.

Futbollistët e kësaj skuadre së bashku me shtabin teknik dhe organizatorët e klubit, janë më meritorët për arritjen e këtij suksesi.

Kapiteni dhe njëkohësisht njëri ndër futbollistët më me përvojë në këtë ekipi, Mentor Mejzini, tha për Opoja.net  se ekipi ka potencial që të arrijë shumë . Ai së bashku me bashkëlojtarët po shpresojnë që të lënë gjurmë me sukseset e tyre edhe në futsalin evropian.

“Dëshirojmë ta përfaqësojmë në mënyrën më të mirë të mundshme Kosovën. Për momentin jemi në pushim deri me datën 15 korrik, ku më pas na pret një vrull i madh i punës. Si skuadër jemi shumë mirë të organizuar, andaj besoj që me një punë të vullnetshme mund të arrijmë që t’i kalojmë edhe fazën e grupeve. Do t’i bëjmë edhe disa përforcime, e kështu do të mundohemi të tregohemi sa më të fuqishëm e të ‘korrim’ suksese”, ka deklaruar Mejzini për Opoja.net.

Futbollisti i Feniksit ka zbuluar edhe çelësin e arritjes së sukseseve të skuadrës së tij.

“Harmonia e mirë e krijuar brenda skuadrës si dhe angazhimi dhe përkushtimi në stërvitje dhe lojëra nga të gjithë bashkëlojtarët kanë qenë vetëm disa nga pikat e forta të skuadrës tonë. Puna e palodhshme e trajnerit dhe organizmi i mirë i klubit, ka rezultuar me këto suksese të arritura. Do të punojmë shumë që ta përfaqësojmë sa më denjësisht futsalin kosovar, por edhe Kosovë në përgjithësi”, ka shtuar ‘Lata’.

Ekipi i Feniksit ka kohë që është dominues në futsalin kosovar, kurse vlerat e futsalit kosovar po synon t’i tregojë edhe në Evropë.

© Opoja.net

Stadiumi i Napolit do ta mbajë emrin “Diego Armando Maradona” nga ndeshja e ardhshme e napolitanëve

Kushtrim Guraj

Sa do t’i kushtojë Barcës nderimi që Messi i bëri Maradonas

Kushtrim Guraj

“Askush s’u kujdes për Maradonën, e lanë vetë të vdesë në një dhomë të vogël”

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net