Feniksi synon t’ia japë të mbarën Kosovës në gara të UEFA-s

Sport
Feniksi synon t’ia japë të mbarën Kosovës në gara të UEFA-s

Një skuadre të futsallit i takon nderi për të përfaqësuar për herë të parë Kosovën në gara të UEFA-s, Federatës Evropiane të Futbollit.

Është kampioni i Kosovës në futsall, Feniksi i Drenasit, që të mërkurën (sot) do të debutojë në “UEFA Futsal Cup”, garën e vetme të UEFA-s për klube të futbollit të sallës.

Feniksi do të nisë garën në fazën preliminare të UEFA Fustal Cup, që zhvillon edicionin e 31-të dhe të 16-tën sipas formatit aktual. Feniksi është njëra prej 32 skuadrave që do të paraqitet në fazën preliminare. Pas fazës preliminare luhet raundi kryesor kualifikues, e pas tij raundi elit. Të gjitha raundet luhen nëpër grupe. Feniksi si debutues në këtë garë, synon të kalojë raundin preliminar, që do të vlerësohej sukses shumë i madh për futsallin kosovar, shkruan sot Koha Ditore.

Skuadra nga Drenasi bënë pjesë në Grupin e fundit, atë H, ku bëjnë pjesë edhe Oxford City Lions i Anglisë, Encamp i Andorrës dhe ASA Tel Aviv i Izraelit. Ndeshjen e parë, Feniksi e luan të mërkurën (sot) nga ora 18:00 ndaj Oxfordit.

Në Shqipëri vazhdon bojkotimi i futbollit

Kushtrim Guraj

Shkëlqimi dhe rënia e Alexandre Pato

Kushtrim Guraj

Edhe një lojtar i Premierligës rezulton pozitiv me koronavirus

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net